Arkiv-Lajme

M. Nano gjen paralele mes Erdoganit e Berishës: atje nuk sundon ligji, por qeveria!

Postuar në 11 Qershor, 2013 05:16

Në një shkrim te SHQIP, Mustafa Nano bën një paralelizëm mes mentalitetit të Erdoganit e të Berishës dhe gjen aty gjëra të përbashkëta. “Reagimi i qeverisë, posaçërisht Erdoganit, është një provë e qartë se Turqia nuk është një demokraci liberale. “Qeveria mund ta humbasë durimin”, është shprehur Erdogani me të mbërritur në aeroport në përfundim të vizitave në Afrikën Veriore.

Edward Snowden është një kriminel i rrezikshëm, apo një hero?

Postuar në 11 Qershor, 2013 04:11

Edward Snowden, njeriu që ka shpërndarë për publikim të dhëna të marra, tek të cilat ai kish akses për shkak të detyrës si punonjës në Agjencinë Amerikane të Sigurisë Nacionale, është njeriu më i kërkuar sot në botë. Në SHBA ka një debat të madh lidhur me të. Ka dhe dilema në vlerësimin e asaj që ai ka bërë. Në CNN u shtrua dje pyetja: Snowden është një hero, apo një tradhëtar?

Çdo vend është Taksim! Çdo vend është rezistencë!

Postuar në 11 Qershor, 2013 04:11

Kjo është një nga parullat e revoltës. Sot në mëngjes vazhdojnë protestat në sheshin Taksim. Policia ka tentuar të heqë sot herët barrikadat në shesh nga zaptuesit që qëndrojnë aty prej një jave. Një bombë benzine ka shpërthyer në linjën e policëve gjatë përleshjeve, raporton The Guardian.  

Krasniqi: Për mandatin e kujt bëhet lufta në Dibër?

Postuar në 11 Qershor, 2013 03:47

Politologu Afrim Krasniqi bën sot një analizë të detajuar për Qarkun e Dibrës tek Shqiptarja.com duke treguar se për kë kandidat po bëhet beteja më e madhe në këtë qark, si dhe një histori të trendit votues në këtë qark.

Argumenton Krasniqi:

Mehmet Kraja flet për letërsinë, identitetin kosovar dhe për marrëzinë e ca shkrimtarëve që duan të ndikojnë politikën e Shqipërisë nga Kosova (a mos e ka për Qosen?)

Postuar në 11 Qershor, 2013 02:32

Në një intervistë të gjatë te Milosao, shkrimtari Mehmet Kraja, flet për letërsinë dhe identitetin e kombit. (së fundmi ka botuar dhe një libër, “Identitetit Kosovar”) ku ngulmon se “pavarësisht nga rrethanat që favorizojnë ndarjet, pavarësisht nga zhvillimet divergjente, procesi i krijimit të identitetit shqiptar të Kosovës është i mbyllur përgjithnjë. Kosova ka marrë pjesë në të gjitha proceset historike, të cilat e kanë krijuar kombin shqiptar, në mbarë lëvizjen kombëtare, që nga Lidhja e Prizrenit dhe deri te ngritja e flamurit në Vlorë.

Shënim: Nimet Musaj, "Agron Duka" i qarkut Fier?

Postuar në 11 Qershor, 2013 00:55

Biznesmeni Agron Duka kandidoi për herë të parë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2001. Ai u kandidua nga PS-ja për të përfaqësuar zonën e Shijakut, e cila kishte votuar rregullisht për PD-në pothuaj në masën 80%, dhe fitoi. Pas 4 vjetësh ai humbi në këtë zonë, por me një barazim statistikor pothuaj 50-50. Pra ka demonstruar se ka një përkrahje personale në atë zonë.

Mero Baze përshkruan masat e sigurisë për Berishën, që po shkonte në Sarandë

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:37

Eskorta me dhjetra makina e policë e Sali Berishës nuk është secret për askënd. Kujtdo mund t’i ketë qëlluar të jetë dëshmitar ocular i masave mbrojtëse që merren në mbrojtje të tij. Dëshmitari më i fundit ëhstë Mero Baze, të cilit i ka qëlluar të ndeshet me këtë eskortë, teksa po bënte rrugën Sarandë-Gjirokastër. Dhe ai ka përshkruar atë që i kanë parë sytë:

Lajmi që po trondit botën: NSA-ja di çdo gjë lidhur me ata që përdorin yahoo, youtube, facebook, google, skype, etj

Postuar në 10 Qershor, 2013 14:29

Diku në Utah, pranë bazës ushtarake Williams, në një sipërfaqe prej 100 mijë metra katrorësh, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (në foto, qendra e saj në Maryland) po ndërton ndërtesa të mëdha, brenda të cilave do të instalohen kompjutera super të shpejtë. Projekti kushton 2 miliardë dollarë, dhe kompjuterat do të jenë në gjendje të magazinojnë një volum kolosal të dhënash, të paktën 5 miliardë gigabyte. Vetëm sistemi energjitik që do nevojitet për të ushqyer sistemin e ftohjes për serverat do të kushtojë 40 milionë dollarë për çdo vit.

PS-ja bën denoncimin tronditës: Të gjithë pas Berishës në miting; dy vëllezër vdesin pa asnjë ndihmë

Postuar në 10 Qershor, 2013 12:31

Për kronikën e zezë të ditës së sotme mund të përmenden, si çdo ditë, plot ngjarje. Por sot tërheq vëmendjen ajo që ka ndodhur në Rrëshen, ku dy të rinj, vëllezër me sho-shoqin, kanë përfunduar të vdekur. Për saktësi raportimi: të therur. Lajmi do jetë dhënë, me siguri, dhe nga policia, por ai ka mbërritur ndërkohë në redaksitë e lajmeve në formën e një denoncimi nga Partia Socialiste. Ç’hyn PS-ja? Hyn sepse kronika politike ndërthyret me atë të zezë.

Shënim: Mbi kumarin

Postuar në 10 Qershor, 2013 10:28

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme