Krasniqi: Për mandatin e kujt bëhet lufta në Dibër?

Postuar në 11 Qershor, 2013 03:47

Politologu Afrim Krasniqi bën sot një analizë të detajuar për Qarkun e Dibrës tek Shqiptarja.com duke treguar se për kë kandidat po bëhet beteja më e madhe në këtë qark, si dhe një histori të trendit votues në këtë qark.

Argumenton Krasniqi:

Për shkak të ligjit elektoral tre kandidatët e parë të listës së PD (Shehu, Hoxha dhe Keta) thuajse e kanë siguruar mandatin parlamentar. I njëjti arsyetim vlen edhe për dy kandidatët kryesorë të PS (Cani dhe Manja). I vetmi rivalitet lidhet për mandatin e gjashtë. Rivaliteti kryesor bëhet midis kandidatit të qeverisë Ekrem Spahia (PLL), kandidatit të FRD Sali Shehu si dhe kandidatit të tretë të opozitës Hasan Ceni. Mandati i këtij të fundit, edhe nëse mund të merret, praktikisht vihet në diskutim të plotë nga kandidati i LSI Përparim Spahiu.

Për të arritur një mandat të tretë opozita ka nevojë për një mbështetje të re elektorale prej 3 mijë votash. Duke llogaritur përçarjen tek e djathta për shkak të votave të sigurta që merr S.Shehu, janë të gjithë treguesit që në zgjedhjet e qershorit të shënohet një raport të ri përfaqësimi politik në qarkun e Dibrës. Pra, gara midis PD(PLL)-FRD nga njëra anë dhe midis PS-LSI nga ana tjetër përbën garën e vetme në Dibër.

k.c.

Shkrimi i plotë:

http://www.shqiptarja.com/home/1/qarku-i-dibres-aty-ku-vota-percaktohet-nga-miniera-biznesi-161578.html

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Nuk me bind fare arsyetimi i Krasniqit, argumentat politik i ka mire por nuk ka kuptuar sic duhet matematiken e Kacit.  Ky eshte negativi i Zaloshnjes , qe matematiken e ka perfekte por fut uje me kova tek argumentat politik. Po ti  bashkojme logjakat e Krasniqit me te Zaloshnjes ne nje te vetme kemi:

1. LSI (qe mori 1200 vota ne Diber ne 2009) i duhet mbi 5000 vota te pretendoje per mandat (>6000 ta kete te sigurt).  pra duhet te 5 fishohet gje qe eshte shume e veshtire.

2. FRD i duhet nje rezultat dy shifror (>10%) per mandat. Edhe FRD sikurse LSI e ka shume te veshtire ta arrije.

Pra #1 dhe #2 i lene mandatet 3-3 PD-PS

Por e zeme se njera nga te dyja LSI ose FRD arrijne te bejne cudine dhe e kapin mandatin, 90% e kombinacioneve tregojne qe ja marrin...........PD-se.

Pra sado paradoksale te duket mandatet ne Diber jane PS 3, PD 2, dhe mandati i fundit eshte i PD por deri diku i rrezikuar nga FRD dhe LSI.

Submitted by Bujar (not verified) on

Keta matematicienet i bejne llogarite sipas 2009-es, jo mbi gjendjen aktuale.

PD shkon ne qarkun e Dibres  me tre  minuse te medhaja:

E para me mospremtimin per Rrugen e Arberit (ne fushatat e kaluara Berisha ka thene qe ne 2011-ten do mbaronte, menjehere pas Rruges se Kukesit),

E dyta skandalet qe kane percjelle Minieren e Bulqizes. Shitjet dore pas dore atje dhe skandalin me ish-drejtorin e policise. Mos harroni qe zgjedhjet e fundit lokale ne Bulqize u fitua nga PD me pak ndihme si ne Tirane,

Dhe e treta me kandidat te FRD Sali Shehin, i cili nuk fiton nje mandat, por mund t'i heqë PD-se gati 3000 vota.

Keshtu qe nqs zhvillohen votime te drejta, qarku i Dibres ndahet 3:3 dhe nuk eshte cudi qe te dale 4:2 per te majten.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.