Mehmet Kraja flet për letërsinë, identitetin kosovar dhe për marrëzinë e ca shkrimtarëve që duan të ndikojnë politikën e Shqipërisë nga Kosova (a mos e ka për Qosen?)

Postuar në 11 Qershor, 2013 02:32

Në një intervistë të gjatë te Milosao, shkrimtari Mehmet Kraja, flet për letërsinë dhe identitetin e kombit. (së fundmi ka botuar dhe një libër, “Identitetit Kosovar”) ku ngulmon se “pavarësisht nga rrethanat që favorizojnë ndarjet, pavarësisht nga zhvillimet divergjente, procesi i krijimit të identitetit shqiptar të Kosovës është i mbyllur përgjithnjë. Kosova ka marrë pjesë në të gjitha proceset historike, të cilat e kanë krijuar kombin shqiptar, në mbarë lëvizjen kombëtare, që nga Lidhja e Prizrenit dhe deri te ngritja e flamurit në Vlorë. Zhvillimet e mëvonshme politike krijuan ndarje të Kosovës nga Shqipëria, por krejt historia e Kosovës nga viti 1912 e prapa është e lidhur me synimin e saj për të qenë pjesë e pandarë e Shqipërisë...”

Kemi një identitet kombëtar, dhe e njëjta vlen edhe për letërsinë. Kraja nuk pranon të flasë për dy letërsi të ndara. Për të “Letërsia e Kosovës nuk ekziston më, është një letërsi në shuarje e sipër, disa fenomene të përvojës së saj do të mbijetojnë edhe për një kohë, do të ngatërrojnë mendjet letrare, mund të përbëjnë edhe objekt interesant për studime, por është më se e qartë se letërsia e Kosovës së shpejti nuk do të mund t'i shërbejë për krahasim letërsisë që krijohet në Shqipëri, sepse letërsia që krijohet në Shqipëri është vetë letërsia shqipe, e tëra, e plotë, ndërsa letërsia e Kosovës do të jetë vetëm pjesë e saj, prandaj nuk do të ketë kuptim që një letërsi e tërë të krahasohet me pjesën e vet.”

Shqipëria nuk e njeh Kosovën, sepse sipas Krajës “në debatet e Tiranës, Kosova përfaqësohet keq, me juristë të padiplomuar që flasin për gjuhën, me gazetarë diletantë, me shkrimtarë të dobët dhe politikanë gjysmë analfabetë. Prapa këtyre, qëndron një Kosovë tjetër, që Shqipëria nuk e njeh ende" dhe më tej nuk pranon të prononcohet shumë për zgjedhjet, sepse nuk do të gjykojë nga distanca, aq më tepër kur “është shkrimtar” dhe “shkrimtarët, në përgjithësi, janë politikanë jopragmatikë, të cilët e shpesh e meritojnë talljen e opinionit, për shkak të marrëzive që flasin, veçmas disa prej tyre, përfshirë edhe të tillët, që, nga Kosova, pretendojnë të ushtrojnë ndikim në skenën politike të Shqipërisë. Unë nuk ushqej iluzione të tilla, kaq të marra"

I pyetur për garën patriotike mes “elitave të dy shteteve shqiptare, Kraja rishpreh se “patriotizmi, pra edhe shqiptarizmi, shpesh ka qenë dhe vazhdon të jetë strehë e maskarenjve, por fenomenin nuk e drejtojnë ata, ata kërkojnë dhe gjejnë terrenin e përshtatshëm për zhvilluar tregtinë e tyre me të gjitha vlerat dhe shenjtëritë. Proceset shqiptare i drejton faktori ndërkombëtar (...) Gara e këtyre elitave është shumë më pragmatike: ato kanë gjetur interesa krejt tokësore në këtë ndarje. Provincializmi është bërë sinonim i një bote të ndarë shqiptare. Ky provincializëm në politikë dhe në jetën intelektuale krijon favore për mediokrit e të dy hapësirave, për Kosovën dhe për Shqipërinë.”

k.c.

Intervista e plotë, përcjellë nga Express:

http://gazetaexpress.com/?cid=1,112,113987

Comments

Submitted by Luan Zeka (not verified) on

Pak gjera i kam lexuar Krajes. Nuk e dija se ishte kaq burre i mençur.

Submitted by Visaret e politikes (not verified) on

Kraja...luan pak...se i duhet te shfaqet ne truall shqiptar (!) por bashkohem me zerat qe eshte nder vlerat serioze

te letrave dhe te mendimit kritik qytetar modern europian...shqiptar. Ai "luan", kur eshte fjala per te "shpetuar" Kadarene

nga e shkuara e tij. Por e nxjerr zbuluar Kadarene, kur rrefen per te ngjashmit e tij ne Prishtine. E, po te shtojme

se privilegjimet ndaj Kadarese kane qene ku e ku me te medha se te kolegeve te Krajes ne Prishtine, rezulton se

qendrimi i pa-shprehur prej tij ndaj Ises, ta merr mendja qe do jete krejt tjeter!

Por, eshte absolute kjo: Kraja e ben kete si respektim te prurjes letrare te Kadarese, jo per gje tjeter.

Mehmet Kraja eshte shkrimtar i dashur dhe i mencur dhe, sado lart te ngjitet, e perfytyroj tane kohes e kohes

me kembe ne toke.

Vetem se Kraja duhet lexuar e kuptuar sic, pra jo me hamendje: ai di te vleresoj e çmoj koleget e tij kudo,

dhe pavarsisht qendrimeve te tyre ne politikat sezonale!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.