Shënim: Mbi kumarin

Në shënimin “Ja pse asnjë forcë politike e Tiranës nuk mund të jetë Vetëvendosje!” (http://respublica.al/artikuj/2013/06/09/shenim-ja-pse-asnje-force-politike-e-tiranes-nuk-mund-te-jete-vetevendosje) bëja një paralelizëm mes dekaratës së Vetëvendosjes në Prishtinë kundër shkeljes ës ligjit për lojërat e fatit (duke analizuar njëkohëisht edhe fenomenin) dhe perceptimit tim se në Tiranë nuk do të mund ët ketë kurrë një parti që të dalë me deklarata kaq “të guximshme” ku preken interesa financiare të biznesit. Një lexues anonim komentonte poshtë shënimit: “mund të na japesh ndonjë arsye llogjike pse duhet të jemi kundra?”.Nuk bëhet fjalë për të qenë “kundër” kumarit, por, nevoja për ta administruar shumë më mirë këtë lloj biznesi është urgjente:.1.Në mënyrën si e shoh unë, kumari duhet të ishte një argëtim e jo një “punë” ose mënyrë për të nxjerrë jetesën. Ka një dramë të papunësh që lënë lekun e fundit në makineritë, me shpresën se do mund të fitojnë.2.Histori njerëzish që na rrethojnë flasin për shumë jetë e familje të shkatërruara nga vartësia ndaj kumarit. “Pasioni” i një njeriu për kumarin shkatërron jetët e shumë të tjerëve. Nuk është vetëm një burrë që luan kumar. Është dhe një grua që vuan me fëmijët pasojat e kësaj.3.Në qytetet e Shqipërisë, ke nga një sallë kumari çdo 20 metra. I ke dhe ngjitur me shkollat apo ngjitur me bankat. Unë nuk e di sesa fuqi ka kjo shoqëri, ky shtet e një familje si jona të mund të krijojë kushtet që të rinjtë mos krijojnë varësi.4.Kumari krijon varësi, e provuar shkencërisht. Dikush duhet të kujdeset për këta persona nën varësi. Dikush duhet ti mbrojë ata.5.Personalisht besoj se shtimi i sallave të kumarit është i lidhur drejtpërdrejt me depresionin e shoqërisë, ku ky sport, vetëm sport nuk është por e vetmja mënyrë që shumë njerëz shohin për të dalë nga varfëria e boshësia.6.Nëse dikush do të kërkonte zgjidhje, zgjidhjet janë. Por, që të kërkohet zgjidhje duhet që të ketë një inisiativë politike (ndaj shënimi i mëparshëm) për ët mos dëmtuar biznesin, por as për të rrjepur të tërë të papunët e pashpresë.7.Personalisht, besoj se zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një rezervati kumari (siç është Las Vegas në Amerikë) ku të tërë të pasionuarit të mund të shkojnë të kalojnë fundjavat për kënaqësi, dhe të mos lejohej në asnjë vend tjetër. Gjysmë me shaka do propozoja Lushnjën, zemrën gjeografike të Shqipërisë.
k.c.
Comments
Jo vetem kumari, por edhe

Jo vetem kumari, por edhe shume sherbime te tjera duhen bere duke zbatuar nje rregullsi ekonomike. Nuk jepet licensa per nje shitore aty ku densiteti i shitoreve te njejta eshte me i larte se sa kerkese per produktin qe ato shesin.

Ky rregull rrit efektivitetin e investimit dhe te punesimit, pra te gjithe ekonomise dhe shtyn njerezit te gjejne menyra me kreative per te sherbyer, apo per tu vetepunesuar.

Persa i perket anes sociale, qendrat e bastev dhe bixhozit neper lagje jane nje plage e madhe per rinine.

Zoti Koloreto, une jam ai i

Zoti Koloreto, une jam ai i pyetjes se djeshme. Po vazhdoj me debatin interesant.

1. Kumari si argetim? Po edhe rakia eshte si argetim ne syte e mi por ke shume te pire ne Tirane. Dhe nuk kam lexuar ndonje rrjesht tek ju per limitimin e alkolit neper klubet e Tiranes, sidomos ne fundjave. Edhe te shendoshe ka shume, do te limitojme edhe ushqimin? Apo taksojme sheqerin sic duan ta bejne andej nga USAt?

2. Varesi nga kumari? Normal, mos mendo se ka ndonje prej atyre qe luan qe nuk e di. Por a jane te afte te marrin masa ata vete? Jo! A duhet te marre shteti masa per ta? Normalisht po, por cili shtet? Ky i yni? Mendon me te vertete qe Shqiperia e sotme mund te trajtoje problemin e varesise nga kumari? Sa per grate qe vuajne, pse te mos themi qe jane gra te paafta per te rregulluar familjen e tyre? Emancipimi i grave nuk vjen nga korrigjimi qe shteti u ben burrave te grave!

3. Nje sallon cdo 20 metra? Po, eshte pothuajse e sakte. Por po aq ke edhe kafe dhe po te duash mund te debatojme mbi demin ne shoqeri te hapjeve te kafeve pafund. Ne fund te fundit, pronaret e salloneve te kumarit jane shume me te sakte e te shpejte ne nuhatjen e nevojes per te mbyllur apo hapur nje pike. Kurse ata te kafeve mbajne kafe te hapura edhe kur s'kane pike pune thjesht se e quajne si biznes familjar, ku targeti mujor eshte maksimumi dy rroga, dhe kostoja e qirase ne plot raste pothuajse nuk peshon, dhe ku investimi ne plot raste eshte indiferent.

4. Edhe leximi i Respublica-s eshte deri diku varesi (jo aq sa TemA Online) dhe gruaja ime merzitet por nuk pres shtetin te me ndryshoje mendjen. Si mendon ti mbrosh (konkretisht) keta qe vuajne nga varesia e kumarit?

5. Shtimi i sallave te kumarit eshte i lidhur drejteperdrejte me deshtimin e ekonomise tone kapitaliste. Konkretisht deshtimi i shoqerive aksionere dhe i burses ka mbyllur cdo dritare per investimin e kursimeve te qytetarit te thjeshte dhe pse jo edhe te "boss-it" sepse ne keto sallone ke edhe frekuentatore te pasur edhe me status lokal. Si mund te investosh ne nje firme shqiptare ku e tere kompania sforcohet tere vitin qe ne marsin e vitit qe vjen te rezultoje me humbje! Cfare fitimi ligjor pret ky investitori hipotetik privat?

6. Zgjidhja kerkohet ne boten reale. A jeni ju te Respublica-s ne nje bote reale? Shpeshhere dukeni ne nje bote virtuale te te majtes amerikane, e kopjuar pa pershtatje ne realitetin shqiptar. Nuk e kuptoj dhe pse nuk kopjoni te majten italiane, qe na ngjan me shume! Per te mos folur per sondazhet e Zaloshnjes...

7. Kjo eshte zgjidhja me e gabuar dhe le shume per te deshiruar. Sidomos me krijon dyshimin qe ti nuk po kerkon zgjidhje te problemit te shqiptareve por zgjidhje te problemit tend personal te afert... E provoi Lul Basha taksavenesi kete me reformen e vitit te kaluar. Shkeli Kushtetuten, shkeli principet e kapitalizmit, vendosi gjoba te jashteligjshme (me vjen per te qeshur kur lexoj piken tende numer 6 kur thua qe nuk deshiron te demtosh bizneset se Luli vetem kete realizoi), dhe prape se prape plani i tij per te zhvendosur keto biznese ne zonen e Shkozes deshtoi. Mos harro se ai thjesht donte te lironte hapesire per miqte e tij biznesmene!

Pres pergjigje :)

Add new comment