Shënim: Nimet Musaj, "Agron Duka" i qarkut Fier?

Biznesmeni Agron Duka kandidoi për herë të parë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2001. Ai u kandidua nga PS-ja për të përfaqësuar zonën e Shijakut, e cila kishte votuar rregullisht për PD-në pothuaj në masën 80%, dhe fitoi. Pas 4 vjetësh ai humbi në këtë zonë, por me një barazim statistikor pothuaj 50-50. Pra ka demonstruar se ka një përkrahje personale në atë zonë. Pasi PS-ja nuk e kandidoi dy herë rradhazi (në 2009-ën dhe tani) Duka ka kandiduar për PR-në, duke ia pakësuar kështu gjasat koalicionit të majtë për të shtuar një mandat në qarkun e Durrësit, falë përkrahjes së tij personale në zonënë e Shijakut.
Në mënyrë të ngjashme, biznesmeni çam Nimet Musaj, kandidoi para 4 vjetësh në qarkun e Fierit nën siglën e PDIU-së. Ai mori rreth 4700 vota si pjesë e koalicionit të djathtë, duke qenë fare pranë marrjes së mandatit. Aktualisht ai është kandiduar nga Aleanca Popullore, e cila është pjesë e koalicionit të majtë. Pra, ai është i vetmi kandidat në atë qark i cili ka marrë një sasi të konsiderueshme votash si pjesë e koalicionit të djathtë dhe që ka kaluar në koalicionin e majtë. Duke ia ulur kështu gjasat koalicionit të djathtë që të shtojë një mandat në qarkun e Fierit.
Në një intervistë të shkurtër telefonike që i bëra Musajt, më tha: “Kam dy zhgënjime të mëdha nga PDIU-ja dhe PD-ja. Së pari, kryetari i PDIU-së e përdori kauzën çame për përfitime personale të tijat dhe të njerzve të vet, dhe sot kandidon në listën e sigurtë të PD-së. Së dyti, numëruesit e PD-së më vodhën votat në 2009-ën, sepse unë kisha 5700 vota dhe jo 4700 që më zyrtarizuan ata. Kam bindjen se këtë rradhë, duke patur vëzhguesit tanë në numërim, votat e atyre që më votuan e do të më votojnë përsëri nuk do të numërohen më për një parti tjetër”.
E.Zaloshnja
Comments
Po smund te na thoshit dot sa
Po smund te na thoshit dot sa vota ka pas Duka me shifra absolute?
skane lidhje te dy ngjarjet o
<p>skane lidhje te dy ngjarjet o Zaloshnja. 4700 votat qe mori Musai,i mori ne fakt "fanella came",nuk i mori ai si individ.</p>
pikerish or jul katunari,
<p>pikerish or jul katunari, Musai i mori 5700 vota me fanellen came dhe po me fanellen came do t'i marri prape, se ai nuk e ka nderru fanellen si Deshtim Idrizi, qe ka vesh fanellen e PD-se ne Fier...</p>
Add new comment