PS-ja bën denoncimin tronditës: Të gjithë pas Berishës në miting; dy vëllezër vdesin pa asnjë ndihmë

Për kronikën e zezë të ditës së sotme mund të përmenden, si çdo ditë, plot ngjarje. Por sot tërheq vëmendjen ajo që ka ndodhur në Rrëshen, ku dy të rinj, vëllezër me sho-shoqin, kanë përfunduar të vdekur. Për saktësi raportimi: të therur. Lajmi do jetë dhënë, me siguri, dhe nga policia, por ai ka mbërritur ndërkohë në redaksitë e lajmeve në formën e një denoncimi nga Partia Socialiste. Ç’hyn PS-ja? Hyn sepse kronika politike ndërthyret me atë të zezë.
Ja një pjesë nga raportimo-denoncimi bërë nga PS-ja: “Dy vëllezër 17 e 20 vjeç u therën në mes të qytetit, dhe për më shumë se 30 minuta policia nuk u duk. Qytetarë të shumtë, por edhe gazetarë vendorë, njoftojnë se dy të rinjtë, nga të cilët dilte gjak pa pushim, ecnin në këmbë në drejtim të spitalit, deri sa u shemben përdhe pranë murit të policisë. Qytetaret mundoheshin të njoftonin policinë, por ata nuk përgjigjeshin nga fshati Qafë-Mollë ku kryeministri po [bënte një inaugurim]… Edhe mjekët ishin në miting… Për fat u gjendën disa infermiere që kontribuan kaq shumë [por pa rezultat] për shpëtimin e jetës së dy vëllezërve.”
Re.Pu.
Comments
As ne kohen e satrapit Zogoll
<p>As ne kohen e satrapit Zogoll nuk ndodhnin te tilla ngjarje makabre, me shtetin dhe strkturat e tij te lene vakante per shkak te mitingjeve te partise shtet! Kjo eshte Shqiperia e Sali serbit, t'ju rroje e ta gezoni shqiptare!</p>
Ky eshte shteti shqiptar nuk
<p>Ky eshte shteti shqiptar nuk kam fjale per dy djemte e rinj qe humben jeten 'KOT' SEPSE NUK KA SHTET AKOMA.Sa do vazhdoje kjo gje keshtu?kur do te jete ajo dite qe nje qeveri cila do qe te jete te veri ne vije gjithcka qe po ndodh ne shqiperi.Kam frike se nuk do te kete qeveri te beje kete gje.....sepse secili e ka mendjen per te mbushur xhepat me PARA.Dhe po katandisemi shume shume shume keq.Te huaj jemi jashte shtetit kudo qe ndodhemi....TE HUAJ JEMI DHE NE VENDIN TONE QE QUHET ''SHQIPERI''....ERJONI ATHINE.</p>
Fajin e ka Saliuuuuuuuuuuu
<p> </p><p>Fajin e ka Saliuuuuuuuuuuu !!!!!</p>
Add new comment