Gary Kokalary i shkruan John Kerry-t: “turpërojeni publikisht Berishën”

Gary Kokalary i ka shkruan një letër sekretarit John Kerry, ku ndër të tjera i thekson se Berisha ka bërë një grabitje të guximshme të pushtetit duke bënë nën kontrollin e vet KQZ-në dhe se ekziston frika reale që “pavarësisht se ç’do të tregojnë numrat, Berisha do të përdorë kukullat e tij në KQZ për ët manipuluar rezultatet, dhe kjo është arsyeja pse ai e ka marrë kontrollin e këtij institucioni”.
Duke kujtuar se siguria rajonale ka udhëhequr politikën e Departamentit të Shtetit, Kokalari konsideron se garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është “prioriteti më i ngutshëm strategjik” për amerikanët në rajon. Duke i kujtuar sekretarit Kerry se shqiptarët janë një nga kombet më pro-amerikane në rajon, “shqiptarët kanë fituar të drejtën që SHBA ta shohin vendin e tyre si një partner strategjik dhe jo si jnë gru shahu strategjik”. Ndaj Kokalari i kërkon që të përdorin gjuhën më të fortë të mundshme ndaj Berishës për ta detyruar të tërhiqet “nga grushti institucional i rrezikshëm i orkestruar në KQZ”. Dhe nëse ai nuk tërhiqet, Kokalari i sugjeron Departamentit të Shtetit ta turpërojnë publikisht Berishën me “lëshimin e provave që ka mbledhur Departamenti i Shtetit për natyrën korruptuar të regjimit të tij, në mënyrë që të mos ketë asnjë dyshim në mendjet e votuesve shqiptarë, kur të shkojnë në votime më 23 qershor”.
k.c.
Comments
Nuk kisha ndermend te votoj
<p>Nuk kisha ndermend te votoj per Berishen, por kur shoh tipa si ky qe jane ne anen tjeter, do te votoj menjehere per PD. Kete qyqar nuk e qasin shqiptaret as ne kafenete e tyre en NY e ky do t'i jape mend qeverise amerikane!</p>
Te kishte "qyqare" te tille
<p>Te kishte "qyqare" te tille me shumice nje komb, do te behej Zvicer! Ti je nga ata qyqaret pederiste qe per nje kocke vret nene e moter; pa gajle se s'te bind kush per voten, vazhdo te votosh padronin por kujdes se po ju afrohet fundi!</p><p><strong>Respekt z. Kokalari, te isha drejtuesi i opozites shqiptare, do t'ju beja nje ftese zyrtare per te marre postin e presidentit te Republikes se Shqiperise!</strong></p>
Add new comment