Plasari për Klosin: Ka pasur shpirtin e kundërshtimit, por ka mbrojtur kauza të humbura

Postuar në 08 Qershor, 2013 07:24

Aurel Plasari ka qenë mbrëmë në studion e programit Jamais Vu të Mustafa Nanos, në Ora News, dhe mes të tjerash i është dashur të flasë dhe për Ardian Klosin. Fotografia e Klosit e ka bërë t’u kthehet kohëve të shkuara e të flasë për miqësinë, që e ka lidhur qysh në vitet e para pas universitetit. Por miqësia me të ndahet në dy pjesë”, thotë Plasari. Dhe shpjegon: “Është koha para vitit 1990, kur Klosi ishte rebel dhe kundërshtues, gjë që ishte një nga gjërat që na lidhte; atëherë ne shkruanim edhe për Hostenin, ku kishim mundësi të thoshim ndonjë gjë më tepër me idenë se ishim të mbrojtur nga Hosteni satirik.”

Po koha tjetër? “Pas vitit ‘990 s’e kemi prishur miqësinë, ndonëse kemi pasur dhe debate të forta, qoftë dhe në publik. Por Klosi e thelloi acarimin dhe pakënaqësinë e tij”, thotë Plasari, duke lënë të kuptohet se kjo ka bërë që marrëdhënia mes tyre të ftohej disi. Në fund, ai është me idenë se “Klosi, pavarësisht përpjekjeve që ka bërë, është njeriu i kauzave të humbura”.

Në programin e mbrëmshëm Jamais Vu ra në sy, gjithashtu, “një mbrojtje publike” që ai i bëri Dritëro Agollit dhe Kristo Frashërit.

Për më shumë e për më saktë, mund të ndiqni videon e programit në linkun http://www.oranews.tv/emision/jamais-vu/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Nobelisti (not verified) on

Aureliano Plasari mbetet simpatik,

jo thjesht prej te qenit qellimisht kontraversal,

Mustafa Nano "kerrcet" pa pushim, duket i shtirur, aspak i natyrshem, sidomos kur orvatet te shfaqet open-mind dhe provon te duket edhe ai si "çunat e Tiranes" qe ai prezanton si "perjashtim" tek ata, shqiptaret!

Eh, ç'u beri tranzicioni atyre qe e lidhen dashur-pa-dashur fatin e tyre "intelektual" me blune mavi!

Plasari luan nenqeshjen ne cepet e musteqeve, teksa ve re se Klosi...s'kishte si te ishte tjeter, per shkak te lehtesirave te rinise se tij...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.