FRD, rrezik për PD në 11 qarqe. Selami: FRD? nuk është e djathtë, meqë iku nga koalicioni PD!

Postuar në 08 Qershor, 2013 03:10

Në një artikull të sotëm, Jakin Marena te Shqiptarja.com analizon rreziqet që i vinë PD nga FRD. Janë 11 qarqe ku fillon “dhimbja e kokës” për PD. Sipas Shqiptarja.com në PD janë mjaft të ndërgjegjshëm, dhe ky rrezik i ka deturuar të nisin fushatën derë më derë, jo për të marrë vota të majta, por për të parandaluar çarjen e thesit dhe rrjedhjen e votave drejt FRD. Një mandat thuajse i sigurtë në Tiranë dhe një në Durrës i Oketës (ndihmuar dhe nga Sami Gjergji), bashkuar me një mandat të mundshëm në Dibër (ku i parinë listë është Sali Shehi) janë vetëm një pjesë e rreziqeve të dukshme ndaj partisë së Kryeministrit prej FRD-s. Vetë fakti që kryeministri po i “shëtit” nga 2 herë e më shumë këto qarqe në fushatë tregon se sa i trembet ai rrjedhjes së votave atje. Gazeta citon dhe Selamin të ketë thënë se "FRD nuk na rrezikon, se nuk është e djathtë". “Nëse FRD interesohet vërtet për të djathtën, atëherë do kishte qëndruar në koalicion” - ka thënë Selami.

Më poshtë lista e qarqeve dhe zonat ku rrezikon FRD:

Qarku i Tiranës
Njësitë bashkiake 3, 7, 8 dhe 9-të.
Qarku Shkodër
Kryesisht mbështetje në qytet e rrethina
Qarku Durrës
Mbështetje në qytet me banorët e vjetër
Qarku Vlorë
Mbështetje në qytet, por dhe Lumin e Vlorës
Qarku Elbasan
Mbështetje të qytetarët autoktonë.
Qarku Dibër
Mbështetje në aksin Peshkopi-Bulqizë
Qarku Fier
Kryesisht në Qytet dhe rrethina

 

 

k.c.

 

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

I shkreti Selam. Eshte lodhur duke shitur makina te perdorura ne Amerike e tani qe ka shitur dinjitetin perpiqet te shese dokrra te tilla si realitet! Eshte PD ajo qe nuk eshte e djathte, por partia e familjes Berisha. FRD eshte me afer te djathtes si ideologji se cdo parti tjeter e rendesishme. Gjithmone ne kuptimin e kufizuar shqiptar te realitet atje.

Submitted by Formula (not verified) on

<p>o zoti gazetar jane 12 qarqe dhe 30 dite fushate..normal qe i bie 2 ose me shume here per qark!!!!!!!!!!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.