Suedezët denoncojnë “përvetësimin” nga PD të restaurimit të shtëpisë së Babametove në Gjirokastër. E shitën si të qeverisë!

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:26

Në vazhdën e përurimit të çdo gjëje, PD duket se këtë radhë ka shkelur në kallo një fondacion suedez, që është habitur sesi PD ka shitur punën e fondacionit si të qeverisë.

Shqip raporton se pasi përvetësoi si të sajat investimet rrugore të bëra nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin, tashmë pre e abuzimit elektoral nga pushteti, është bërë dhe restaurimi i shtëpisë monument të Babametove në Gjirokastër. Denoncimi është bërë nga vetë fondacioni suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, i cili mundësoi këtë restaurim prej 160 mijë eurosh. Në një deklaratë për mediat, kompania suedeze në reagimin e saj shpreh indinjatën për këtë përdorim elektoral të Partisë Demokratike, të cilën e akuzon për përvetësim të punës së kësaj kompanie.”

Në deklaratën e tij, fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”thekson se: “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha organet shtetërore që ishin partnerë në këtë projekt, duhet të krenohen me rezultatet e tij dhe rritjen e kapaciteteve që u gjeneruara. Por Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj nuk mund të njësohen me Partinë Demokratike. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj i shërbejnë vendit duke përfaqësuar interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, besimit, moshës, orientimit seksual, gjinisë apo kombësisë”.

ne.su.

 

(në foto: spoti i PD-së ku reklamon banesat e rikonstruktuara)

Shkrimi i plotë i Herion Mesit te Shqip:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/09/qeveria-perveteson-investimet-e-huaja/

Comments

Submitted by a n (not verified) on

<p>Tuj - tuj pulat e detit...</p><p>Per tete vjet na kane (deleted) si kane dashur e nuk i zene ne goje a te bajne analiza dhe na premtojne se &#39;u zgjuan&#39; dhe u duhet akoma per te &#39;realizuar objektivat e ndryshimit&#39;; duke na e ndryshuar stilin e Kamasutres. Mua nuk m&#39;a mban me se me dhemb atyre qe nuk u dhemb le t&#39;i provojne te gjitha stilet e Kamasutres, vecse te mos harrojne se dhe koha bene te veten...</p><p>Tuj-tuj kaposhi i vicidolit...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.