Zef Preçi dhe 3 paralelet mes 1991-shit tonë, pranverës turke dhe vendimit të KQZ për “kasetat”

Postuar në 06 Qershor, 2013 06:28

Zef Preçi në një shkrim te Shqip, heq paralele mes 1991-shit tonë (rënia e bustit), protestave turke  (media turke heshti në fillimet e revoltës, sikur nuk po ndodhte gjë) dhe vendimit të KQZ për të detyruar mediet të transmetojnë kaseta të gatshme të parapregatitura e para-montuara nga shtabet elektorale. Dhe ngre disa pyetje:

Pas kësaj, në mendjen e cilitdo “qytetar mesatar” me të drejtë lindin një sërë pyetjesh, tani për tani ende pa përgjigje, si p.sh.: përse heshtin intelektualët e rreshtuar publikisht në të dyja kampet e politikës shqiptare? Përse heshtin moria e opinionistëve të rreshtuar natyrshëm në njërin apo tjetrin krah të politikës edhe kur është fjala për cenimin brutal të parimeve të shenjta të profesionit të tyre? Vallë a ka ndonjë brerje ndërgjegjeje në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për deformimin që pëson me këtë rast detyrimi ligjor i këtij institucioni të paguar nga taksapaguesit shqiptarë? Kujt i shërben heshtja e opozitës së angazhuar për denoncimin e pretenduar të aferave të qeverisë dhe institucioneve të kontrolluara prej saj, kur pranon “de facto” që qytetarëve t’u shitet “sapuni për djathë”, d.m.th. të përcillen imazhe dhe ngjarje të (pa)ndodhura, por me kontekst të fortë indoktrinues njëlloj si në të shkuarën e afërt? Ku janë ajo plejadë intelektualësh të rinj e të vjetër në moshë, të njohur, të shpallur apo të vetëshpallur si “antikonformistë”, pjesë e shoqërisë civile ose jo, që deri përpara pak vitesh nuk linin hapësira mediatike dhe tribuna konferencash brenda dhe jashtë vendit në përpjekje për ndërgjegjësimin qytetar dhe ndërtimin e urave midis qytetarëve dhe produktit qeverisës të votës së tyre? Në fund të fundit, a mund t’u thotë ndokush qytetarëve shqiptarë se cili është ndryshimi midis pushtetit të sotëm dhe dobësive, paligjshmërive apo konsumimit të tij dhe ndryshimit të ofruar nga lista e deputetëve të djathtë që kërkojnë rikonfirmimin dhe atyre të majtë që formalisht apo apriori mendohet se duhej të ishin ndryshe?

k.c.

e plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/06/informimi-publik-ne...

 

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Pse thyerje te heshtjes e quan zotni Preçi kete opinion te tij, tani kur po bie sipari?</p><p>Gjithsesi, ne kete rast vlen ende maksima e &quot;vone-kurres&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.