Shqipëria në vendin e 38 të FIFA-s, De Biasi me vështirësi kërkon të përmbajë euforinë ndaj Norvegjisë

Renditja e re e FIFA-s që e vë Shqipërinë në vendin e 38-të e ka ndezur dhe më shumë pritshmërinë ndaj Kombëtares. Megjithatë, traineri De Biasi, përpiqet të ulë euforinë edhe spe nuk, mund të mos pranojë se “vendi i 38-të në renditje është një rezultat befasues për të gjithë ne. Them të drejten nuk e prisinim që të ngjisnim më tepër shkallet e renditjes. Ky duhet të jetë një motivim më shumë për ndeshjen e radhes, por duhet të ruajmë qetësine dhe të qendrojmë me këmbë në tokë. Arritjet në renditjen e FIFA-s janë fryt i një punë të palodhshme e këtij grupi, i cili gjithmonë mundohet të japë më të miren në fushen e lojes”.
Sipas Ora News, tekniku De Biasi tha se “ndaj Norvegjisë asgjë nuk është e sigurt. Kur u nisem për të luajtur ndeshjen e parë asnjë nuk mendonte se do të fitonim. Ne ja arritem qellimit të merrnim një fitore të madhe në Norvegji ashtu siç mund të bëjnë të njëjten gjë edhe ata këtu. Kjo ndeshje i ka të gjitha rezultatet brenda dhe unë nuk shoh asgjë përse ne duhet të jemi favorit. Lojtaret do të bëjnë maksimumin në fushen e lojes dhe do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm në atë që kërkojmë pasi eforia e tepërt mund të na çojë në dështim”.
De Biazi ka hezituar të bëjë publik formacionin për ndeshjen e neserme, të orës 20 e 30 në Qemal Stafa, ndërsa tifozët e konsiderojnë si ndeshjen që mund të na kualifikojë për në botëror.
Ne.Su.
Comments
Nami neser ne stadium, te mos
<p>Nami neser ne stadium, te mos dale njeri prej aty pa lene rrylat e fytit ne tribuna duke bertit.</p>
road to brazil
<p>road to brazil</p>
De Biazi ka te drejte.Ne
<p>De Biazi ka te drejte.Ne shqiptaret fluturojme me presh ne bythe. Me perjashtim te portierit dhe Mavrajt pjesa tjeter e lojtareve jane ose zevendesues ose ngrohin stolin ne klubet e tyre.</p>
Brazili ne renditjen e FIFAs
<p>Brazili ne renditjen e FIFAs eshte ulur ne vendin e 22te, rekocrdi historik negativ i saj, kurse Shqiperia "begaton" ne cdo fushe...mund ta kapesh per nje monet vendin e 38te por rendesi ka se e mban dot apo jo...</p>
Add new comment