Arkiv-Lajme
Ambasada amerikane riapelon për pjesëmarrje masive në votim; Lubonja vazhdon fushatën e “kryqit”
Ambasada amerikane në Shqipëri ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook një foto, ku u bën thirrje shqiptarëve t’i drejtohen në masë qendrave të votimit më 23 qershor për të zgjedhur parlamentin e ri.
“Nëse nuk votojmë, nuk flasim”, është shkrimi që lexohet mbi fletë.
Ky është apeli i radhës që ambasada i drejton shqiptarëve për zgjedhjet.
Më 31 maj ishte ambasadori Arvizu, që po në rrjetin social Facebook, bëri apel për pjesëmarrje në votime.
Tahiri flet për kompani private ajrore që blen 1 votë me 1 biletë dhe u kujton se do të mbajnë përgjegjësi pas zgjedhjeve
“Djemtë dhe vajzat, motrat, vëllezërit, kunetërit, baxhanakët e pushtetit të Saliut në selitë diplomatike shqiptare kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët e studentët shqiptarë, duke i detyruar të votojnë për Sali Berishën dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën e tyre”
Kjo është deklarata e Saimir Tahirit për mediat, që nuk thotë ndonjë gjë të re, sepse zëra për 1 votë = 1 biletë janë dëgjuar edhe zgjedhjet e kaluara. Bëhet fjalë për emigrantë që u ofrohet mundësia falas të vijnë të votojnë PD-në (me dëshmi fotografimin e votës).
Arben Imami në Elbasan akuzon Ramën si pro-gej (!) dhe flet për “urdhrat hyjnorë” (anti-gej)
Arben Imami, ministri “i Natos” ka ka sulmuar fort premtimet elektorale të Ramës në lidhje me “martesat gej”! Interesant është fakti që Imami këtë deklaratë e bën në Elbasan, dhe para forumit të të Lidhjes Demokratike të Gruas.
Gazetarët e Drejtorët e lajmeve kundër vendimit të KQZ: manipulon opinionin, dëmton gazetarinë!
Drejtuesit e Departamenteve të Informacioneve në media të ndryshme dhe kryeredaktorë të shtypit, kanë reaguar për Shqiptarja,com pas vendimit të dhënë dy ditë më parë nga KQZ, që i detyron televizionet që të transmetojnë kasetat e përpunuara nga partitë
Shqetësimi i përbashkët i tyre është dëmtimi i punës profesionale të gazetarëve si dhe manipulimi i opinionit publik përmes kësaj praktike.
Sondazhi kombëtar i IPR Marketing: Koalicioni i Majtë 1.4% më pak se në 2009-ën; Koalicioni i Djathtë 5.6% më pak.
Kompania italiane e sondazheve IPR Marketing prezantoi sot në Ora News rezultatet e sondazhit të tretë të saj në rang kombëtar. Kampioni përbëhej nga 1000 të anketuar me telefon si në zonat urbane edhe rurale të vendit, duke patur një marzh gabimi statistikor +/- 2.5%.
Sipas sondazhit, deri në 1 qershor, koalicioni i majtë kishte një epërsi 50%-43% ndaj koalicionit të djathtë. FRD ishte ne kuoten 3.7%, AK 2% dhe parti të tjera jashtë koalicionit apo kandidatë të pavarur ishin ne kuoten 1.3%.
Qarku i Fierit 10-6 sipas sondazhit të IPR Marketing
Kompania italiane e sondazheve IPR Marketing prezantoi sot në Ora News rezultatet e sondazhit të parë të saj për qarkun e Fierit. Kampioni përbëhej nga 1000 të anketuar me telefon si në zonat urbane edhe rurale të qarkut, duke patur një marzh gabimi statistikor +/- 2.5%.
Sipas sondazhit, deri në 1 qershor, koalicioni i majtë kishte një epërsi 56.7%-39.3% ndaj koalicionit të djathtë. FRD, AK dhe kandidati i pavarur Dritan Prifti kishin, së bashku, përkrahjen e 4% të elektoratit të qarkut.
Ligji i ri për mbi 80 mijë ndërtime hyn në fuqi në kulmin e fushatës elektorale
Nga sot ka nisur zyrtarisht procesi për legalizimin e më shumë se 80 mijë ndërtimeve informale të pas vitit 2006. Ligji i botuar dy javë më parë në Fletoren Zyrtare ka hyrë tashmë në fuqi. Nga ky ligj, do të përfitojnë më së shumti ata që kanë ndërtuar shtesa pallatesh, ndërtesa mbi 5 kate apo banesa pranë akseve rrugore. Kushti kryesor për të përfituar legalizimin është që pronësia të mos jetë objekt i çështjeve gjyqësore.
Erdogan zemërohet nga krahasimi me Pranverën Arabe
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë me zemërim, krahasimet që u janë bërë protestave në rrugë në Turqi me kryengritjen e Pranverës Arabe. Erdogan tha të hënën se protestat anti-qeveritare në Stamboll, Ankara dhe në qytetet tjera janë organizuar nga ekstremistët - njofton REL.
Grillo hap sondazh për “Mikrofonin e Drurit”. Rette 4 dhe Bruno Vespa rezultojnë më pak të paanshmit
Grillo e ka kapur keq me gazetarët dhe me atë që e quan ai influencimi i votuesve përmes manipulimit, filtrimit, abuzimit të lajmit. Dhe duke qenë se TV-të janë sipas tij mjeti më abuziv (gazetat janë më pak të përhapura), përgjegjësia më e madhe e manipulimit bie mbi to. Ndaj, ai ka hapur në blogun e vet një votim mbi mediet e gazetarët më të varur. Kanali që mban më shumë anë në Itali sipas këtij pyetësori rezulton Rete4 (36% të votave), i cili merr dhe “palmën e Artë” të drejtorit të lajmeve më pak i paanshëm (Giovanni Toti, me 38% të votave).
KQZ detyron TV-të të transmetojnë kasetat e parapregatitura në shtabet e partive!
KQZ merr një vendim në mbrojtje të manipulimit të së vërtetës, dhe këtë e ka bërë përmes vendimit që I detyron televizionet të transmetojnë kasetat e gatshme të pregatitura nga shtabet partiake.