Sondazhi kombëtar i IPR Marketing: Koalicioni i Majtë 1.4% më pak se në 2009-ën; Koalicioni i Djathtë 5.6% më pak.

Kompania italiane e sondazheve IPR Marketing prezantoi sot në Ora News rezultatet e sondazhit të tretë të saj në rang kombëtar. Kampioni përbëhej nga 1000 të anketuar me telefon si në zonat urbane edhe rurale të vendit, duke patur një marzh gabimi statistikor +/- 2.5%.
Sipas sondazhit, deri në 1 qershor, koalicioni i majtë kishte një epërsi 50%-43% ndaj koalicionit të djathtë. FRD ishte ne kuoten 3.7%, AK 2% dhe parti të tjera jashtë koalicionit apo kandidatë të pavarur ishin ne kuoten 1.3%.
Partitë që janë aktualisht në koalicionin e majtë, në vitin 2009, regjistruan zyrtarisht 51.4% të votave. Pra, janë aktualisht 1.4% poshtë nivelit të 4 vjetëve më parë. Kjo mund të shpiegohet me votat që shkojnë për parti të tjera të majta jashtë koalicionit apo kandidatë të pavarur, si dhe me frikën e përkrahësve të opozitës për t’iu përgjigjur një anketimi telefonik.
Ndërsa partitë që janë aktualisht në koalicionin e djathtë, në vitin 2009, regjistruan zyrtarisht 48.6% të votave. Pra, janë aktualisht 5.6% poshtë nivelit të 4 vjetëve më parë. Kjo mund të shpiegohet me votat që shkojnë për FRD-në dhe AK-në, që janë së bashku në kuotën 5.7%.
Një situatë e ngjashme konstatohet edhe nga sondazhi i qarkut të Fierit (http://www.respublica.al/artikuj/2013/06/04/qarku-i-fierit-1... )
E.Zaloshnja
Comments
FITORE E MERITUAR E OPOZITES.
FITORE E MERITUAR E OPOZITES. Do ta shpartallojme saliun dhe shpuren e tij. Shqiperia do te rilind sikurse lindi Tirana me Edi Ramen.,
Pergezime EdI
Qe te kemi Sondazhe te

Qe te kemi Sondazhe te besueshme he Shqiperi duhet ne radhe te pare sondazhi the behet dere me dere dhe jo ne telefon. Se dyti ne cdo qark sondazhi dduhet the behet me vete dhe Numri I the pyeturve duhet te jete ne perpjestim te drejte me numrin e banoreve Per qark. Keshtu do te kishim nje vlersim me real per ndarjen e mandateve. Mendoj she po the behej sot sondazhi, pas debatit the djeshem per shendetesine ne top-channel differenca midis koalicioneve do the ishte dyfishuar.

Ore, pse ndjente kaq shume

Ore, pse ndjente kaq shume siklet Cili ?! Nje fytyre i vinte dhe nje fytyre i ikte. Sa skuqej zverdhej. Perpelitej si ngjala ne thatesire duke u perpjekur si diplomatikisht si dhe duke tjerur fraza qe nuk benin kapuc per te mbuluar fytyren.Shume siklet ka hequr. E kuptoj. Duhen justifikuar 'sponsorizimet e perbetimet, qe jane prane finishit te dy partite gjoks me gjoks...Cili jepe voten tende dhe puno per 'vizat' qe u jep studenteve te tu te votojne si do ti zoteri, por rotacionin nuk e pengon dot me rrjeta merimangash, pasi ato jane vetem per miza dhe jo per zogj.

Edhe Keli ishte i tronditur. Me te drejte pasi Mesila eshte betuar se do te korr sukses ne Myzeqe...ngaqe ka rrenje 'prej andej' si M.Murrizi. Gezimin e fitores se nje mandati te cameve ja perdhoste humbja e nje mandati te Mesiles. Kenaqem kur i shoh si perpeliten duke u rrotulluar ne 'zgaren' e gares si qoftet tek qoftexhiu ne kulm te adrenalines shkaktuar nga fitorja a nga humbja. Mesila eshte kandidatja me e godfitur ne Myzeqe, sepse ka lidhje me terrenin e njerezve te bute e te urte, sepse ka zbritur si zogeze e transformuar ne laraske fushave, sepse ka punesuar ne pushtet ca servila mashtrues per sjellje votash te blera tek gabi, sepse nuk preferon te haje produkte bujqesore me 'gjilpere', sepse nuk di te trokase lesave te myzeqareve, sepse po e drodhi kush do ja beje 'big' tek palmat ne kryeministri qe te shoh trimerine kryeministri, sepse nuk do te justifikoje dot reklamen e Frangajt, sepse eshte bere si qenushja Sila qe i hungerrin dhe vetes kur s'e ngacmon kush.

Mustafai dhe Ai tjetri me mire, me te qete, me te kthjellet...

Pse i tremb kaq shume parashikimi i rrotacionit ne parashikim ?! Po kur te vije realisht mos na pesojne gje Cili e Keli ?! Ju lutem specialistave t'i mbajne nen mbikqyrje shendetesore...

Nuk i jepet vota Rames

Nuk i jepet vota Rames

Nese doni Shqiperine votoni

Nese doni Shqiperine votoni FRD, nese doni pazare e shkaterrim votoni Ramen e Saliun

Add new comment