Tahiri flet për kompani private ajrore që blen 1 votë me 1 biletë dhe u kujton se do të mbajnë përgjegjësi pas zgjedhjeve

Postuar në 05 Qershor, 2013 04:06

“Djemtë dhe vajzat, motrat, vëllezërit, kunetërit, baxhanakët e pushtetit të Saliut në selitë diplomatike shqiptare kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët e studentët shqiptarë, duke i detyruar të votojnë për Sali Berishën dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën e tyre”

Kjo është deklarata e Saimir Tahirit për mediat, që nuk thotë ndonjë gjë të re, sepse zëra për 1 votë = 1 biletë janë dëgjuar edhe zgjedhjet e kaluara. Bëhet fjalë për emigrantë që u ofrohet mundësia falas të vijnë të votojnë PD-në (me dëshmi fotografimin e votës).

Tahiri më tej ai nuk nguron që të kërcënojë (kjo është fjala e përdorur nga “Mapo” që raporton lajmin) direkt në radhë të parë vetë kompaninë private ajrore, trupin diplomatik dhe të gjithë ata që po organizojnë këtë gjë, se do të mbajnë përgjegjësi direkte pas zgjedhjeve për keqpërdorim të parave të shqiptarëve dhe manipulim të vullnetit të zgjedhësve.

Lexuesit e Respublicas janë të lutur të denoncojnë çdo përvojë personale të “blerjes” së votës në çfarëdo mënyre, qoftë përmes biletash false, lopësh, thasësh, apo kartëmonedhash.

k.c.

Comments

Submitted by Milano (not verified) on

Jetoj ne Milano dhe kjo qe thuhet eshte e vertet nqs voton per spektrin e djathte. Por mungon dhe dicka tjeter.

Zoti Tahiri duhet te flase dhe per ato sekseret ne Rome qe te ofrojne bilete falas nqs voton per te majten pra per PS-ne.

Ja pse ka te drejte Lubonja nje kryq te madhe letres diten e votimit, biles do shtoja dhe t'u shkruajme nje koment aty: Plera m...i per te dyja krahet!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne qofte se mundeni, ju lutem te me jepni nje numer kontakti per keta te Romes se jam i interesuar. Klm!

Submitted by Andreas (not verified) on

mund te na shpjegoje Koloretua se ne baze te cilit ligj mund te gjykohet nje kompani private qe do te shpenzoje parate e veta ne kete menyre?

Submitted by An (not verified) on

Germo Tare, germo (me falni Tahiri) sa gjera do te gjesh akoma ! Qeni i ngordhur eshte groposur thelle kesaj rradhe, bile i kane vene dhe tapet bari siper.

Submitted by bbb (not verified) on

O Tahir...gjalle qenke ti mo??? C'thote blloku i Ilir Metes??

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.