Erdogan zemërohet nga krahasimi me Pranverën Arabe

Postuar në 04 Qershor, 2013 14:06

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë me zemërim,  krahasimet që u janë bërë protestave në rrugë në Turqi me kryengritjen e Pranverës Arabe. Erdogan tha të hënën se protestat anti-qeveritare në Stamboll, Ankara dhe në qytetet tjera janë organizuar nga ekstremistët - njofton REL.
“Sa iu përket këtyre incidenteve, si kryeministër dhe si banor i Stambollit, dëshiroj të them se - nëse nuk përfshijmë ata që u janë bashkuar protestave nga ndjenjat naive dhe emocionet pas thirrjeve të bëra në mediat sociale (do ta shohim këtë) - ata që organizojnë këto protesta janë elemente ekstremiste. Fatkeqësisht njerëzit iu bashkuan”, u shpreh Erdogan
Ai ka bërë këto komente në Stamboll para se të largohej për një turne në Afrikën Veriore, ku përfshihet Tunizia- djepi i revoltës së Pranverës Arabe. Erdogan shtoi se ata që i quajnë protestat aktuale- ‘Pranverë turke’, nuk e njohin Turqinë. REL

Comments

Submitted by Rony (not verified) on

<p>O Paul Tedeschini i fute perseri hundet? Dukesh nje muaj large mos nderro nickun fare</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.