Vetëvendosje shpërthen në mes të forumit të “miqësisë” Kosovë-Mal i Zi

Ka qenë shokuese dhe një kohësisht ngazëllyese protesta e Vetëvendosje!s sot në Prishtinë, ku disa aktivistë të saj kanë ndërhyrë në mes të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Forumit të Miqësisë Kosovë – Mal i Zi, duke shpalosur një parrullë, ku ishte shkruar “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”.
Gjatë këtij aksioni, siç raporton Koha Ditore, aktivistët u shpërndanë të pranishmëve edhe një trakt ku ishin shënuar disa prej shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
Edhe pse e drejta e prostestës është e garantuar nga Kushtetuta e Kosovës, 4 aktivistët janë arrestuar e mbahen të ndaluar nga policia kosovare.
Kjo lëvizje, vjen në momenti kur si Shqipëria dhe Kosova nuk bëjnë asgjë konkrete për të mbrojtur të drejtat e Shqiptarëve në rajon, përveçse aktrojnë për një miqësi të rreme.
Në traktet e shpërndara shkruhej:
Nga shteti i Malit të Zi, shqiptarët:
Nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët,
Diskriminohen në punësim,
Diskriminohen në investime,
Janë të shpronësuar me dhunë,
E kanë trashëgiminë kulturore të pambrojtur,
Nuk e kanë të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit,
Nuk kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare,
Arrestohen kur kërkojnë të drejtat e tyre.
Ne.Su.
Comments
Kosovaret dolen nga serbi dhe
<p>Kosovaret dolen nga serbi dhe tash jane ne rregull. Nuk interesohen per shqiptaret e tjere. Bravo Kosova ?!?</p><p>Po shqiptaret e Malit te Zi qe htypen nga malazezt?</p>
Add new comment