Grillo hap sondazh për “Mikrofonin e Drurit”. Rette 4 dhe Bruno Vespa rezultojnë më pak të paanshmit

Postuar në 04 Qershor, 2013 10:57

Grillo e ka kapur keq me gazetarët dhe me atë që e quan ai influencimi i votuesve përmes manipulimit, filtrimit, abuzimit të lajmit. Dhe duke qenë se TV-të janë sipas tij mjeti më abuziv (gazetat janë më pak të përhapura), përgjegjësia më e madhe e manipulimit bie mbi to. Ndaj, ai ka hapur në blogun e vet një votim mbi mediet e gazetarët më të varur. Kanali që mban më shumë anë në Itali sipas këtij pyetësori rezulton Rete4 (36% të votave), i cili merr dhe “palmën e Artë” të drejtorit të lajmeve më pak i paanshëm (Giovanni Toti, me 38% të votave). Për drejtuesit e emisioneve publiku ka masakruar Bruno Vespën, aq të dashururuar në Shqipëri nga disa gazetarë/moderatorë (25,5%). Këto janë rezultatet akoma jo përfundimtare të sondazhit të nismuar sot në mëngjes nga da Beppe Grillo për t’i dhënë “mikrofonin e drurit”, një çmim përbuzës, TV-ve më abuzive e të pabesa. Kjo vjen pas disa ditësh që Grillo sulmon gazetarët e gazetave dhe TV-ve.

"Italia është në vendin e 69-të të lirisë së shtypit supas raportit të vitit 2013 nga Freedom House – shkruan udhëheqësi i lëvizjes “5 Stelle” në sajtin e vet – Një vend i gjykuar si gjysmë-i lirë. Na e kalojn, mes të tjerëve, Gana, Nauru, Papua Nju Guinea, São Tomè e Príncipe, Ishujt Solomon, Samoa, Tonga, Namibia dhe Guajana".

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Rete shkruhet me nje &quot;t&quot;. Rregullojeni se late nam!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.