Gazetarët e Drejtorët e lajmeve kundër vendimit të KQZ: manipulon opinionin, dëmton gazetarinë!

Drejtuesit e Departamenteve të Informacioneve në media të ndryshme dhe kryeredaktorë të shtypit, kanë reaguar për Shqiptarja,com pas vendimit të dhënë dy ditë më parë nga KQZ, që i detyron televizionet që të transmetojnë kasetat e përpunuara nga partitë
Shqetësimi i përbashkët i tyre është dëmtimi i punës profesionale të gazetarëve si dhe manipulimi i opinionit publik përmes kësaj praktike.
Aleksandër Çipa, për Unionin e Gazetarëve, e konsideron një fyerje të rëndë, një ripërsëritje të një gabimi të rëndë, dhe u bën thirrje kolegëve që drejtojnë strukturat e redaksive të informacionit ta shpërfillin këtë vendim dhe të refuzojnë në mënyrë kategorike kasetat dhe DVD që servirin redaksitë e instaluara në selitë partiake për fushatën.
“Brenda kësaj duhet një kompromis mbi baza ligjore. Ka shumë probleme që nuk zgjidhen me një fjali të vetme, që këtë e vendos KQZ. Kjo nuk i shërben gazetarisë.” thotë Armand Shkullaku, i ABC NEWS.
Vendim “në kundërshtim me liritë themelore që ka garanton Kushtetuta” e quan Enton Abilekaj, i News 24.
“Kjo është një mënyrë e jo të bërit gazetari dhe një mënyrë që ne na imponohet nga institucione që janë jashtë sferës sonë të gazetarisë dhe të na mësohet sesi të bëjmë një gjë që nuk është ajo për të cilën ne jemi paguar ta bëjmë, informimin e publikut” thotë Bledar Zaganjori, Kryeredaktor i lajmeve në top Channel.
k.c.
Comments
Pse kemi gazetari ne ?! Kush

Pse kemi gazetari ne ?!

Kush shkon ne terren ?!

Gazetaria nuk jane ata kollaregrefosurit e studiove plot drite qe flasin me mesazhe celularesh dhe me nxjerrje gjuhe ne vend te pikes ne perfundim te frazes se gjoja ta hodha.

Vetem gazetare nuk kemi!

Varrmihes qe mbushin gropat e gazetave print e on-line kemi plot pasi dhe po nuk gjeten lajm 'te vdekur' te vdesin me gjasme, madjer me germa kapitale si ato qe shkruajne te rinjte ne hale...

Add new comment