Qarku i Fierit 10-6 sipas sondazhit të IPR Marketing

Kompania italiane e sondazheve IPR Marketing prezantoi sot në Ora News rezultatet e sondazhit të parë të saj për qarkun e Fierit. Kampioni përbëhej nga 1000 të anketuar me telefon si në zonat urbane edhe rurale të qarkut, duke patur një marzh gabimi statistikor +/- 2.5%.
Sipas sondazhit, deri në 1 qershor, koalicioni i majtë kishte një epërsi 56.7%-39.3% ndaj koalicionit të djathtë. FRD, AK dhe kandidati i pavarur Dritan Prifti kishin, së bashku, përkrahjen e 4% të elektoratit të qarkut.
Bazuar në këtë fotografi statistikore të kompanisë IPR Marketing, koalicioni i majtë do të kishte marrë 10 mandate dhe i djathti 6 mandate, në qoftë se zgjedhjet do të ishin zhvilluar në 1 qershor. Dhe kolalicioni i majtë do të ishte vetëm 3.3% larg marrjes së mandatit të 11-të.
Për koalicionin e djathtë ky nuk është një lajm i mirë, sepse shpreson që në qarkun e Fierit rezultati i mandateve të dalë 9-7 dhe jo 10-6. Gjithashtu është lajm i keq edhe për FRD, AK dhe kandidatin e pavarur Dritan Prifti, që nuk do të merrnin mandat, në qoftë se zgjedhjet do të ishin zhvilluar në 1 qershor.
E.Zaloshnja
Comments
Mund te na shpjegosh pak per

Mund te na shpjegosh pak per sa luhet ky mandat Zaloshnja. Dmth sa % siper mandatit te 10 eshte "e majta" tani, e sa duhet te rekuperoj "e djathta" per ta rimarre mandatin e 7.

"Dhe kolalicioni i majtë do
"Dhe kolalicioni i majtë do të ishte vetëm 3.3% larg marrjes së mandatit të 11-të."
Ok, e pashe ate, po te thoja

Ok, e pashe ate, po te thoja nga drejtimi tjeter

N.q se ndalemi tek shifrat e

N.q se ndalemi tek shifrat e sondazhit 56.7% me 39.3% atehere koalicionit te djathte i duhet 0.4% rritje per te arritur tek mandati i 7 dhe duke qene se sondazhi parashikon nje gabim deri ne 2.5% atehere edhe rezultati 10 me 6 nuk eshte aspak stabel. Kurse koalicioni i majte ne qofte se e djathta ruan 39.3% nuk mund ta arrije mandatin e 11. Mundet ne qofte se djathta humbet 4%(shkon ne 35.3%) ndersa e majta rritet me 8%(shkon ne 64.7%). (perafersisht).

3.7%
3.7%
Ja ke fut kot plako!Nese

Ja ke fut kot plako!Nese Fieri del 10 me 6 si ne 2009 i ka punet keq e majta se nuk e di ku do t'i rekuperoje mandatet per te fituar zgjedhjet.Sidoqofte situata e Fierit eshte teper e nderlikuar per t'u parashikuar. Dritan Prifti ka mbeshtetje te madhe ne zonen e Libofshes dhe fshatrat perreth.Nese nuk ia vjedhin ka mundesi qe nje mandat ta marri ai. Kandidati i FRD eshte njeri shume i mire me integritet dhe me rreth miqesor te zgjeruar.Kandidati i çameve ne 2009(sipermarres me mbi 800 punetor) qe mori mbi 4000 vota ka kaluar me partine e re çame.Kandidati çam i Idrizit eshte gjithashtu sipermarres me fuqi te madhe financiare. Ai palo kandidati i AK-se nuk merr as 100 vota.

vetm ne fier koalicioni i
vetm ne fier koalicioni i majte eshte ne mbrojtje te mandateve te 2009-es. ne cdo qark tjeter eshte ne sulm...
Arsyetimi im ka te beje me

Arsyetimi im ka te beje me shume me 4 % e Dritan Priftit, Frd, Çameve dhe Ak. 4 % ne Fier jane rreth 5-6 mije vota e sipas meje keta te katert shkojne mbi 10 mije vota. Sesi behet me pas ndarja e ketyre votave nuk e di. Mandati i LSI-se ne 2009 ishte i Dritan Priftit, jo i LSI-se dhe keto vota LSI nuk i ka me. PD-ja ka rrjedhje votash se kosovaret qe e drejtojne e kane shkaterruar si parti por keto vota mos kujtoni se do kalojne majtas.

Votat e atyre nën limitin e

Votat e atyre nën limitin e deputetit thjesht digjen, nuk shkojnë ndokund, por ama këto vota mblidhen në total, nga i cili më pas bëhet pjesëtimi me numrin e përgjithshëm të deputetëve për të gjetur numrin e votave për një deputet.

Me ç'jam përpjekur të kuptoj funksionon kështu, p.sh. : Nëse PS ka 21.000 vota, PD 13.000 dhe Prifti 6000 (nuk ka të tjerë veç këtyre), shuma e votave është 40.000. Nëse janë për qarkun 4 deputetë i bie që duhen 10.000 vota për një deputet (40.000/4). Nga këto, PS merr direkt 2 deputetë, PD 1 deputet, sepse të dyja kanë përkatësisht 20.000 dhe 10.000 vota. Tani, ajo që unë ndoshta ia fus kot se nuk e kam të qartë, është se deputeti i fundit, duke qenë se askush nuk ka një 10.000-she rrumbullak, duhet t'i shkojë Priftit, meqë ka më shumë se teprica e të tjerave. Megjithatë në ca vende e kam parë sikur Prifti digjet, dhe e merr PD-ja, sepse në krahasim me PS-në, partinë tjetër që kap pragun, ka tepricë më të madhe se ajo.

Add new comment