Arkiv-Lajme
Gjykata e Tiranës vendos të hetojë Ina Ramën... për shpërdorim detyre!!
Një lajm ka rrëshqitur pa u vënë re shumë nga dalldia elektorale, dhe ky është një vendim i Gjykatës së Tiranës që të hetojë ish-kryeprokuroren Ina Rama, për “shpërdorim detyre”. Lajmi është dhënë nga Panorama dhe gjyqtari Altin Abdiu ka vendosur që më datën 18 prill hetimin e ish-kryeprokurores.
Shkaku i hetimit është bërë një padi e prokurorit të Kurbinit, Bardhyl Shehu, i shkarkuar nga ana e Ramës e i rikthyer në detyrë së bashku me shumë të tjerë nga pasardhësi i saj, Adriatik Llalla.
Minxhozi flet tashmë për një marrëdhënie 3-polare Berisha-Arvizu-SHBA
Skënder Minxhozi në një shkrim te Shqip analizon marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Amerikës që e konsideron si një marrëdhënie tashmë 3-polare.
Tony Blair flet për një problem “brenda Islamit”
Tony Blair ka folur hapur për "problemin brenda Islamit", pak pas vrasjes së ushtarit Rigby në Woolwich në duart e ekstremistëve islamikë. Ish-Kryeministri tha se ideologjia që frymëzoi aktin e terrorit që tronditi muajin e kaluar Britaninë është "e thellë dhe e rrezikshme".
Vorpsi dhe fotogaleria e saj e armatosur...
Duket se fati i keq e do që Laura Vorpsi, zëdhënësja e PD-së, të lërë gjurmë më shumë për gjra që nuk kanë lidhje me politikën sesa për aktivitetin e saj brenda Partisë Demokratike, që i bie të jetë dhe partia konservatore në pushtet.
Malaj: Rama hoqi njerëz me shumë personalitet dhe kontribute dhe i zëvendësoi me besnikë personalë
Me sa duket fushata nuk po kursen askënd. Ka qenë Rama që në Novoselë (zonë e fortë e Malajt) u kërkoi të mos votojnë për atë që ka tradhtuar PS, votë që shkon për Sali Berishën. Pas kësaj deklarate, kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj, reagon duke e quajtur deklaratën e Ramës si dëshpëruese.
Manaj: asgjë nuk më pengon të ndjehem mirë për “Qytetarin e Lirë të Londrës”, Lulzim Basha.
Arben Manaj, shprehet krenar për “Qytetarin e lirë të Londrës”, Lulzim Basha. Në një shkrim te Shqip, Manaj vjen në konkluzionin logjik, që përtej çdo opinioni individual, mbetet fakti që një shqiptar u vlerësua maksimalisht dhe shkruan se ndjehet mirë “pasi në dy dekada që jetoj në Londër, nuk kam parë një pompozitet, ceremoni dhe nderim aq mbresëlënës nga anglezët për një shqiptar, as për Berishën madje.”
Ku është zhdukur 53 vjeçari Halit Hoxha që goditi me gurë-lule makinën e Berishës?
Ju kujtohet një i papunë në Burrel që goditi pardje me gurë makinën e Kryeministrit? Është zhdukur!
Policia thotë se nuk e di e se nuk e kanë mbajtur ata. Banorët deklarojnë se nuk shihet që nga ai moment e nuk është në shtëpi. Banorë të Burrelit kanë deklaruar për Shqip se deri dje në orët e vona, 53-vjeçari është mbajtur i izoluar në polici. Policia mohon shoqërimin e tij në komisariat, duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë incident, por banorët shprehen të bindur se ai është marrë me forcë nga uniformat blu dhe ende ndodhet i izoluar, shkruan Shqip.
Si do mund të përkthehej në gjuhë politike fraza “mjerë ai që guxon...” e Kryeministrit?
Dy ditë më parë Rama deklaroi se “në vend të dy gishtave do të vëmë një shatërvan spektakolar” duke iu referuar një monumenti me konotacion partiak në qendër të Kavajës. Kryetari i majtë i Bashkisë Kavajë, Roshi, e ço dhe më tej duke thënë se do ta heqim me helikopter (“do ta marr me qira, me lekët e xhepit tim. I ka hallall”) e do ta çojmë para kryeministrisë.
Maks Velo beson te një rol pozitiv i Kadaresë në egërsinë komuniste dhe e quan Lidhjen e Shkrimtarëve “piramidë”!
Maks Velo rikthehet me një intervistë me Ben Andonin te Revista Java, të pëqendruar në rolin e vërtetë të disidencës së para ’90. Ai flet për Kadarenë, për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe për zhukjen e dokumenteve.
Kadareja, thotë Velo, ishte moderator dhe zbutës i egërsirës komuniste. “Pa të Komunizmi në letrat dhe artet shqiptare do kish qenë më i egër akoma. Bashkohej gjithnjë me krahun liberal, sikurse qe rasti i miqësisë me Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.”
Shënim: 9 gazetarë që shprehen, a përbëjnë me doemos status lirie të medias?
Sot MAPO ftonte 9 analistë, të merrnin anë në këto zgjedhje (http://respublica.al/artikuj/2013/06/01/ke-do-mbeshtesin-analistet-cani-berishen-shkullakun-nuk-e-bind-rama-artan-hoxha-e). Binte në sy që edhe nga ata që dihet që “mbajnë anë”, shpreheshin me dorashka (Frikë nga paragjykimi? A kujdes se mos shkelin në kallo?).