Shënim: 9 gazetarë që shprehen, a përbëjnë me doemos status lirie të medias?

Sot MAPO ftonte 9 analistë, të merrnin anë në këto zgjedhje (http://respublica.al/artikuj/2013/06/01/ke-do-mbeshtesin-analistet-cani-berishen-shkullakun-nuk-e-bind-rama-artan-hoxha-e). Binte në sy që edhe nga ata që dihet që “mbajnë anë”, shpreheshin me dorashka (Frikë nga paragjykimi? A kujdes se mos shkelin në kallo?).
Por, Henri Çili, e konsideron këtë dyfaqësh gazete si liri të shtypit dhe si një status të ri e modern të tij! Për më tepër, ky pozicionim (aspak partizan), sipas tij është vetëm në shërbim të publikut! (Disa nga komentet te RESpublica, linin të kuptohet që publiku ka një perceptim tjetër)
Shkruan Çili: “parimi ‘të pozicionuara, por jo partizane’ është mesa duket gjendja e re e korporatës së analistëve më në zë të medias shqiptare, ndryshe nga 10 apo 15 vjet më parë kur financimi i partive politike dhe kamuflimi nën zhguallin e ngushtë të së pavarurës ka qenë një nga hipokrizitë e medias dhe debatit tonë publik”
Madje, ai u vë një medalje guximi analistëve e gazetarëve që marrin këtë pozicion (lirshëm tashmë) në të mirë të publikut, duke krijuar traditën e re pozitive sepse “janë gjithnjë e më të çlirët për t’u pozicionuar, për t’u shprehur dhe për t’u investuar sipas opinioneve të tyre të lira, për atë se çfarë është e dobishme për interesin publik më 23 qershor.”
k.c.
http://mapo.al/2013/06/01/per-nje-pozicionim-pa-komplekse-djathtas-ose-majtas-per-23-qershorin/
Comments
" Te pozicionuara, por jo

" Te pozicionuara, por jo partizane "...Ha-ha-haaa sa kam qesh!

Merreni Cilin ne telefonin fiks te zyres dhe pyeteni : Alo, ne zyre je ? dhe ai pergjigjet " Po, ne zyre jam.Ju kush jeni?"...

Me partizane e fanatike se

Me partizane e fanatike se keta pseudoanaliste te listuar ketu nuk ka ne bote. Edhe ZP e RD i kane me te ekuilibruar analistet.

Analisti po mbajti ane e ka

Analisti po mbajti ane e ka humbur vleren e tij, ajo qe duhet te beje nje analist eshte qe me ane te opinioneve te tij ta coje publikun te alternativa qe ai mendon se eshte me e mira, po kurrsesi nuk duhete te flase si militant.

Dallimi i çili per keto

Dallimi i çili per keto kategori analistesh, më ngjan si dallimi mes prostitutes pa dhe me liçencë!

Nuk ia vlen! çili eshte tipi i amebës, pa te cilën nuk mund te funksionoje si duhet kapitalizmi.

Add new comment