Manaj: asgjë nuk më pengon të ndjehem mirë për “Qytetarin e Lirë të Londrës”, Lulzim Basha.

Arben Manaj, shprehet krenar për “Qytetarin e lirë të Londrës”, Lulzim Basha. Në një shkrim te Shqip, Manaj vjen në konkluzionin logjik, që përtej çdo opinioni individual, mbetet fakti që një shqiptar u vlerësua maksimalisht dhe shkruan se ndjehet mirë “pasi në dy dekada që jetoj në Londër, nuk kam parë një pompozitet, ceremoni dhe nderim aq mbresëlënës nga anglezët për një shqiptar, as për Berishën madje.”
Manaj, pa asnjë dyshim është në anën tjetër të gardhit me z. Basha sa u përket bindjeve politike, por thotë se “nuk ma ndalon njeri të ndihem mirë, nëse një shqiptar tjetër, qoftë ky Rama, Spahiu apo edhe Berisha, që me njerëzit e tij më ka kërcënuar dikur me vdekje në vitet e BBC, do të shkaktonin pozitivitet dhe do të ndihmonin sadopak për një imazh tjetër për Shqipërinë”
Sa për titullin, Manaj thotë se “mund të jetë bërë për shumë arsye, për të cilat ne vetëm mund të spekulojmë të gjithë, dhe askush nuk mund të hyjë në mendjet e tyre që ia dhanë, dhe ne nuk mundemi dhe s’kemi sesi ta shikojmë Lul Bashën përmes syve të tyre, se nuk kemi sesi.”
k.c.
I plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/02/per-qytetarin-e-lire-te-londres-nga-nje-banor-i-londres/
Comments
Ja nje shembull pozitiv per
<p>Ja nje shembull pozitiv per ne shqiptaret, i modelit Faik Konica. Bravo! Per lajme te tilla kemi nevoje. Te shikoje fiku fikun e te piqemi.</p>
sikur ketij njeriu ti jepnin
<p>sikur ketij njeriu ti jepnin nje titull,qofte edhe Lord per merita te caktuara ne fushat humane apo shkencore,etj,edhe une do ndjeja te arsyeshme ta pershendetja kete ceremoni aristokratike mes aristokratesh.Por nuk di motivet;per çfare motivesh u"dekorua"ky djalosh buzeqeshur?Per çfare suksesesh apo arritjesh?More edhe sikur te ishte ndonje perkrahes i Levizjeve Gay.Atehere dyhimi im eshte qe qarqe te caktuara qe nuk ia dime gjurmet jane te interesuara te na e paraqesin si te kuotuar/te dekoruar kete funksionar me inteligjence mesatare per motive qe i dine ata.Psh,per te na e paraqitur jo larg si"Lider"madhor te se djathtes. </p>
Add new comment