Minxhozi flet tashmë për një marrëdhënie 3-polare Berisha-Arvizu-SHBA

Skënder Minxhozi në një shkrim te Shqip analizon marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Amerikës që e konsideron si një marrëdhënie tashmë 3-polare.
“Sado që Jonathan Moore u përbetua para pak ditësh, se ambasadori Arvizu është përfaqësuesi zyrtar i SHBA-së në vendin tonë, ai nuk mundi ta zbusë sadopak përshtypjen tashmë të formësuar në opinionin publik në Tiranë dhe jashtë saj, se tashmë marrëdhëniet tona me SHBA-në janë “trepolare”. Një deformim që mund ta prodhojë vetëm një situatë specifike si kjo e jona,” shkruan Minxhozi. Sepse, sipas tij, për një zhvillim të caktuar në Shqipëri, “ka një qëndrim të ambasadës amerikane, një qëndrim të administratës amerikane, si dhe një kundërpërgjigje të qeverisë shqiptare dhe firmave të saj lobuese.”
Është krijuar pra një trekëndësh, brenda të cilit vërtiten interesa jo gjithmonë parimore. Sipas Minxhozit, duke pasur mundësinë t’i shohë ngjarjet nga afër, Ambasadori Arvizu sot ndodhet në timonin e një beteje të drejtë, por të vetmuar . nga ana tjetër, Departamenti i ndikuar nga frima lotuese Podesta. Dhe është ky trekëndësh, thotë minxhozi që krijon “kaosin që ekziston sot brenda trekëndëshit Berisha-Arvizu-SHBA. “
k.c.
i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/02/berisha-arvizu-shba...
Comments
Eshte normale qe Usa te kete

Eshte normale qe Usa te kete paresor interesat e veta para atyre te Shqiperise.

Kush e njeh historine nuk ka pse habitet. Kujtoni vetem cfare perkrahje i ka dhene Usa nje diktatori si Pinoceti ne Kili. Apo sic ndodhi me Mubarakun: Usa mori qendrim te qarte e te prere vetem kur pane se revolta popullore u be e pamenaxhueshme e s'mund te ndalej me.Vetem atehere e braktisi. Moore e thote fare lexueshem - koken hengshi po mos na nxirrni telashe se s'iu a kemi ngene.

Ata nuk duan trubullira pa le te behet c'te behet, ata mund te presin sa te ngordhe Berisha nga vete perendia se ne fund te fundit shqiptaret e sollen , ata ta heqin. Kurse Arvizu eshte shume prane , ai i perjeton edhe si person , jo vetem si ambasador, perdhunimin moral e intelektual qe Berisha ushtron mbi te gjithe, edhe mbi te. Eshte ndjenja me njerezore ta percmosh sjelljen prej harbuti e injoranti te Berishes dhe Arvizu, edhe ai eshte njeri para se gjithash.

Tunduni nga vendi, na ka ngecur gomari ne balte dhe duhet ta nxjerrim vete. Mos prisni t'i bien koqet dashit qe pastaj t'i hani. Nuk ndodhin me cudira ...

Mos ka ndonje ngaterrim te

Mos ka ndonje ngaterrim te emrit te autorit te Tri-Polaritetit?

Skender Minxhozi, mendon keshtu, Qemal Minxhozi, Tahir Minxhozi, apo kush tjeter?

Ne Amerike duket se cdo gje ndryshon, teksa ne Shqiperi gjykohet njellojtshem.

Dmth vertete besohet se, sic rrotullohej bota rreth shokut Enver, ashtu vazhdon edhe sot rreth Sali Berishes?!

Add new comment