Maks Velo beson te një rol pozitiv i Kadaresë në egërsinë komuniste dhe e quan Lidhjen e Shkrimtarëve “piramidë”!

Maks Velo rikthehet me një intervistë me Ben Andonin te Revista Java, të pëqendruar në rolin e vërtetë të disidencës së para ’90. Ai flet për Kadarenë, për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe për zhukjen e dokumenteve.
Kadareja, thotë Velo, ishte moderator dhe zbutës i egërsirës komuniste. “Pa të Komunizmi në letrat dhe artet shqiptare do kish qenë më i egër akoma. Bashkohej gjithnjë me krahun liberal, sikurse qe rasti i miqësisë me Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.”
Velo kujton periudhën 1973-1985, vite kur sipas tij Lidhja e Shkrimtarëve u bë një organizatë me nuanca kriminale. Për vitet 1992-1997 e quan piramidë, Lidhjen.
Velo akuzon se hapja e dosjeve do duhej të ishte bërë më parë. Vepra dhe aktiviteti i artistëve do duhej dokumentuar. “Por janë ata vetë që nuk e lejojnë këtë. Sepse kështu vazhdojnë të paraqiten ashtu siç nuk kanë qenë. Lidhja duhej të ishte institucion me dokumentet më të rregullta. Ëshët e kundërta. Sikur të kish qenë një Koloni Riedukimi dhe grisnin kartelat. Nga 60 blloqe me procesverbalet kanë mbetur vetëm 10 të tilla. Unë për shembull dua të di se çfarë kanë thënë në Kryesinë e Lidhjes kur më kanë përjashtuar. Por nuk mudem. E gjithë kjo vazhdon akoma. Zhduken dokumentet që pastaj të vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjnë sot , të shkruajnë Kujtime. Kështu, KUJTIMET publiku t’i besojë si DOKUMENTA”
k.c.
Comments
velua ka doza te larta

velua ka doza te larta antishqiptarizmi qe i maskon me antikomunizmin,ashtu sikurse edhe berisha me xhozin. pseudoartiste pa vlera,te cilet mburren vetem me burgun. po mbas burgut kush i pengoi te krijonin? e vetmja fushe ku angazhohet velua eshte percarja fetare dhe krahinore midis shqiptareve.ai vete ka deklaruar se nuk do te donte te ishte shqiptar. njeri i vogel,i kompleksuar,dhe i paafte.

Velo ka bere per Shqiperine

Velo ka bere per Shqiperine shume me teper se mjaft emra te njohur. Arkitekt elegant dhe artist disident.

Maks Velo ka bere burg ne

Maks Velo ka bere burg ne kohen pa liri dhe ka te drejten e fjales se lire, qofte edhe gabueshem.

Ne kemi te drejten t'i kujtojme se ne Oborrin e Burgut nuk ka qene vetem. Diku aty kemi qene edhe ne.

Edhe ne oborrin e Lidhjes me Dyer te Renda...

Maksi shkruan realisht ne pergjithesi: Lidhja ka qene pjese jo e parendesishme e Censures se kohes.

Dritero Agolli ka qene jo aq shkurter Kryetar i saj. E till eshte edhe pergjegjesia e tij. Por Maksi ka ca privilegjim te Driteroit ne kahjen negative, teksa per Kadarene shkruan se ai...:

"...bashkohej gjithnjë me krahun liberal, sikurse qe rasti i miqësisë me Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.”

Kjo eshte e vertete dhe Maksi duket ende mbetet tek ideja se "Ne Mesdite mblidhet Byroja Politike" (alias Pashallaret e Kuq", sic kane deshire ta quajne kadareanet e pas-dikatures), poeti i bente thirrje Komandantit te

merrte masat qe liberalet, ata qe dolen ne grupet armiqesore, pra Lubonjet etj, te mos mund t'a rrembenin pushtetin e proletariatit!

Kam pasur idene se Velo eshte mbajtur per liberal, ne keto labirinthe te se majtes se asokohshme...

"....Kadareja, thotë Velo,

"....Kadareja, thotë Velo, ishte moderator dhe zbutës i egërsirës komuniste. “Pa të Komunizmi në letrat dhe artet shqiptare do kish qenë më i egër akoma. Bashkohej gjithnjë me krahun liberal, sikurse qe rasti i miqësisë me Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.”....
Po vete Fadil Paçrami "I krahut liberal" kush ishte ne te vertete:

Pak para arestimit te tij (te Fadil Paçramit), kur e ndjeu se rrethi po i ngushtohej dhe e shifte fundin e vet, ai i tha kolegut te zyres, ish kryetarit te “ Lidhjes se Shkrimtarve dhe te Artistve “ shokut Dritero Agolli: “Un kam besim tek Partia se ne çmimin e pozicionit tim do te mirret para syshe edhe ajo qe une i kam bere klerit katolik ne Shkoder “ (Kete ia ka tregue vet Dritero Agolli shokut tim, karikaturistit te njohur shqiptar, te ndjerit Shtjefen Palushi). Ky ishte apeli i fundit i shokut Fadil, qe donte ti drejtonte Partise vet nepermjet shokut Dritero Agollit per te shpetuar lekuren e vet, duke nxjerre karten e tij te fundit te kreditit mbi “meritat e tija” per “kontributin e madh“, qe i kishte dhene Diktatures Komuniste ne luftimin dhe eleminimin e intelektualve klerike katolik shqiptar.

Add new comment