Si do mund të përkthehej në gjuhë politike fraza “mjerë ai që guxon...” e Kryeministrit?

Postuar në 02 Qershor, 2013 03:39

 

Dy ditë më parë Rama deklaroi se “në vend të dy gishtave do të vëmë një shatërvan spektakolar” duke iu referuar një monumenti me konotacion partiak në qendër të Kavajës. Kryetari i majtë i Bashkisë Kavajë, Roshi, e ço dhe më tej duke thënë se do ta heqim me helikopter (“do ta marr me qira, me lekët e xhepit tim. I ka hallall”) e do ta çojmë para kryeministrisë.

Deklarata e Kryeministrit është pak më e errët se kaq.  “Ky është sheshi i historisë, monumenti është historik dhe po deklaroj: mjerë ai që do të guxojë ta prekë...”. Këto ka deklaruar Kryeministri në Kavajë. Duket e vështirë për të imagjinuar se çfarë projekti a strategjie politike ka Kryeministri pas frazës “mjerë ai”. Të jetë Komision Parlamentar alla-“vesh”?

Por me sa duket kjo nuk është një deklaratë politike sesa një frazë e thjeshtë dhune fizike, siç mund të kuptohet pak më vonë, kur Berisha kërcënon Ramën që po e ngau monumentin “do ecë zbathur pa këpucë mbi copat”

“Ty që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe shqiptarëve, sikur të imagjinosh një monument të bërë copa, do imagjinosh veten tënde pa këpucë i zbathur duke ecur mbi ato copa”, iu drejtua Berisha Ramës.

Në këtë rast, organizmat kundër torturës do kishin plot material për t’u marrë. 

k.c.

 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky vërtet është skizofren dhe duhet të vejë tek doktori ti japë disa qetësus por ne duhet ta dërgojmë në shtëpi që të shlollet dhe të kurohet</p>

Submitted by matteo (not verified) on

<p>Komenti eshte i thjeshte: Shqiperia dhe gjithcka e ndodhur ne &#39;te ,e ka nje zot, ndaj&nbsp;kushdo, qe mendon te ndermarre nje veprim, duhet te marre lejen nga zyra e zotit te ketij vendi. Shaka te mos behet, se...</p>

Submitted by voica (not verified) on

<p>Frymezim i paster nga Ali Pashai qe vuri kardhiqotet ne leme zbathur te shinin driza(gjemba). Aliu ka qene dhe demokrat i madh... .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.