Tony Blair flet për një problem “brenda Islamit”

Postuar në 02 Qershor, 2013 08:37

Tony Blair ka folur hapur për "problemin brenda Islamit", pak pas vrasjes së ushtarit Rigby në Woolwich në duart e ekstremistëve islamikë. Ish-Kryeministri tha se ideologjia që frymëzoi aktin e terrorit që tronditi muajin e kaluar Britaninë është "e thellë dhe e rrezikshme".

Në shkrimin e tij në Mail on Sunday, ai paralajmëroi se Qeveria nuk mund të mbrojë Mbretërinë e Bashkuar "thjesht nga ajo që ne bëjmë këtu". Ideologjia islamike, tha ai, është "atje" dhe "nuk është pakësuar". "Nuk është problem me Islamin," shkroi ai. "Për ata prej nesh që e kanë studiuar atë, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me natyrën e tij të vërtetë dhe paqësore. Nuk është problem as me muslimanët në përgjithësi. Shumica në Britani janë tmerruar me vrasjen e Lee Rigby-së."Por ka një problem brenda Islamit - prej pasuesve të një ideologjie që është një brez ekstrem (strain) brenda tij. Ne duhet ta nxjerrim atë mbi tavolinë dhe të flasim hapur në lidhje me të.”

"Ai tha se ndërsa ka aktivistë radikalë dhe në fetë e tjera, ky brez ekstrem islamik "nuk është thjesht krahina e disa ekstremistëve".

k.c.

Comments

Submitted by Mazniku (not verified) on

<p>E si mund te mungonje ti ne kete 6 rresht shrim o Pavle Anteviç??!!</p>

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Epo une cuditem se si familja jote o Paul jetoi midis muslimaneve ne Shkoder, si muhaxhire kristian ju erdhet ne Shqiperi ne kohen e sundimit Osman, aq me teper te Mehmet Pashe Bushatit. Nu e di se si nuk ju shkuan ne hell muslimanet juve kristianeve por ju dhane hisen e minoritetit kristian dhe si muhaxhire (te flliqur sic ju etikonte Faik Konica) ju mbrojten.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Dy komentuesit e mesiperm, qe me drejtohen mue, kan dale nga tema, perveç qe un nuk e kam per detyre tu jap spjegime per mendimet e te tjerve, ne kete rast te nje ishmuslimani egjipcian. Ju mund te komentoni mendimin e ketij egjipcjani.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.