"Ivani i Tmerrshëm" – Kush është Bulatoviç, për vrasjen e të cilit u arrestua edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri?

Misioni i EULEX ka arrestuar të ashtuquajturin e “Grupi i Drenicës”, me kërkesë të Prokurorit italian Maurizio Salustro, grup mes të cilëve gjendet dhe Sylejman Selimi, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, si edhe kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me Sahit Jasharin, Sabit Gecin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun, Hysni Thaçin e Avni Zabelin. Grupi akuzohet për krime lufte, dhe pikërisht për vrasjen e “Ivanit të Tmerrshëm”, Ivan Bulatovic. Gazeta Express ka sjellë dëshmi mbi viktimën e presupozuar, Bulatovici cili që nga viti 1996 e derisa e vranë ka qenë tmerri i gjithë Drenicës.
Ivan Bulatovic është emri që do ta mbajnë gjatë në kujtesën e tyre banorët e Drenicës. Jo për mirë, por për tmerret që kane përjetuar nga ai. I ardhur nga Mali i Zi që nga viti 1996, Bulatovic ka ushtruar për më shumë se tri vjet terror në këtë trevë e banuar kryesisht me shqiptarë, shkruan Express.
“Bëri çfarë deshi me ne”. Ky është kujtimi i parë që u vjen në mend banorëve për ish- zëvendëskomandantin serb të stacionit policor të Drenasit (ish-Gllogovcit). Dikush u rrah me dhjetëra herë prej tij, disa paguan çdo gjë që ai hëngri nëpër kafiteri.
Bedri Elezi: “Mbi tri herë më ka rrahur keq. Edhe sot vuaj nga veshkat për shkak të rrahjeve që kam marrë nga ai njëri... “Ai të ka rrahur vetëm pse nuk i ke pëlqyer si fytyrë. Unë kam pas një çajtore në qendër të Drenasit, ai ka ardhur e ka pirë çaj e kurrë nuk ka paguar. Kështu ka bërë me të gjithë, ka pas autoritet”, , rrëfen Bedriu për Express.
Gani Leku rrëfen: “Ai ka qenë kriminel dhe normalisht që e dija se çfarë ai ishte i aftë të bënte... Më mori policia në stacion dhe bashkë me të më rrahën aq shumë, saqë nuk kishte vend ku nuk ndjeja dhembje”, pohon ai.
Ne.Su.
Comments
Dhe në qoftëse akuzohen vetëm
<p>Dhe në qoftëse akuzohen vetëm për këtë janë të pa fajshëm dhe mirë ja kanë bërë</p>
Add new comment