Vendimi i KQZ për “kasetat e gatshme” po shqyrtohet me kujdes nga BE. Po pastaj?

Postuar në 06 Qershor, 2013 06:12

Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit Fyle i ka dhënë një intervistë Arta Tozajt për TCH, në lidhje me vendimin e fundit të KQZ për të detyruar mediat që të transmetojnë kasetat e gatshme të partive politike për fushatë zgjedhore.

Statusi i çështjes sipas përgjigjeve të z. Stano është: “po e shohim”.

Ai, gjithsesi ka nënvizuar domosdoshmërinë “që media të mund të veprojë e lirë. Liria e medias është një prej vlerave dhe një prej parimeve të Bashkimit Europian dhe është edhe pjesë e procesit të integrimit që pasqyrohet ç‘do vit në raportet e progresit, për të gjitha vendet e këtij procesi.”

Pasi ka theksuar se çështja po analizohet,  Stano ka deklaruar se “pas pak ditësh do të ketë një konferencë të posaçme kushtuar lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit dhe në Turqi, e këto çështje do të diskutohen gjithashtu edhe aty. Mendoj se po i kushtojmë mjaft vëmendje dhe po përpiqemi të ngulisim tek partnerët tanë mesazhin se sa e rëndësishme është që të sigurojnë se media po vepron në një klimë lirie, dhe që liria e medias dhe liria e shprehjes të garantohet, dhe jo të kufizohet”.”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.