Peter Lucas flet për proamerikanizmin që shqiptarëve u del nga rropullitë; dhe e përqesh këtë pro amerikanizëm

Peter Lucas, gazetari amerikan me origjinë shqiptare ka shkruar një shkrim për gazetën Lowell Sun, dhe Mapoja e Tiranës e ka përkthyer. Dhe shkrimi është nga ata që ia vlen ta përkthesh. Qysh në titull të vjen kjo ide: Obama duhet të vizitojë Shqipërinë.
Autori luan me mikpritjen shqiptare që u rezervohet në mënyrë të pakondicionuar amerikanëve të rëndësishëm dhe me proamerikanizmin që shqiptarëve medemek u del nga hundët. Në fakt, Lucas përdor tone përqeshëse ndaj këtyre dukurive. Pasi i sugjeron ironikisht Obamas që ta vizitojë Tiranën, ai vijon:
“Shqiptarët nuk dinë dhe as duan t’ia dinë dhe aq rreth qëndrimit vazhdimisht të ndryshueshëm për incidentin e Bengazit të administratës Obama, apo shënjestrimit nga Shërbimi i Revenusë së Brendshme të grupeve konservatore, apo ngacmimet ndaj medias. Ata e duan aq shumë Amerikën, sa edhe Richard Nixon do të kishte marrë një seri duartrokitjesh të ngrohta nëse do kishte shkuar për vizitë. Por, gabimisht Nixon-i vizitoi Rumaninë.”
Lucas i rikthehet dhe historisë së orës së humbur të Bush-it në Fush Krujë, ndonëse ajo histori është sqaruar, dmth ora ‘e vjedhur’ u gjet në xhepin e Presidentit: “Ishte këtu, në një moment historik, që Bush-i humbi orën Timex. Një moment e pati në kyç teksa zgjatej drejt turmës për të shtrënguar duar, dhe tjetrin nuk qe më. Koha dhe Timex-i ngrinë që të dyja. A i ra nga dora? Apo ia morën? A mos e futi në xhep? Mbetet një mister i pandriçuar dhe përmendorja e Bush-it, si për të përsëritur momentin, nuk ka orë në dorë.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://mapo.al/2013/06/06/obama-duhet-te-vizitoje-shqiperine/
Re.Pu.
Comments
Për çfarë të vijë Obama në

Për çfarë të vijë Obama në Shqipëri: për të ndarë rrugaçët, apo për t’u bërë me njërin kundër tjetrit?

Eshte titull ironik dhe

Eshte titull ironik dhe autori ka dashur te kujtoje Shqiptaret qe dashuria e tyre per ameriken eshte jo vetem e pabazuar por edhe hipokrite, e shpelare, e shpifur. Nuk ka asnje lidhje historike sepse per Shqiperine amerika asgje nuk ka bere. E mos thoni jo lufta e Kosoves, jo moslejimi i ndarjes se vendit etj etj etj.

Per ameriken, shqiperia eshte nje loder, nje zar. Ne duhet te ishim lidhur me Eu shume kohe me perpara.

Ka të drejtë gazetari ky

Ka të drejtë gazetari ky është mentalitet katundarësh duhet të mbani mënd kur e vizitojë Shqipërinë në 91 ministri Amerikan dhe me çfarë temenarash të gjithë në shesh ulën kokat dhe ngritën bythët dhe për çfarë vetëm për 6milion dollarë dhe na tha atë frazën e zgjuar se ai do na mësonte se si të mësonim që të kapnim peshk se ne nuk dinim kurse për Italianët që dhanë miliarda nuk u tha snjë fjalë

Qesharake dhe e turpshme e

Qesharake dhe e turpshme e ashtuquejtuna "dashuria e shqiptarve per amerikant (dollarin)" .

Add new comment