Shteti i Berishës: Shikojeni targën e kësaj makine!

Postuar në 05 Qershor, 2013 13:23

Hahahaha! Vetëm kështu mund të fillohet një “shënim” mbi një foto si kjo që e shoqëron shënimin vetë. Është një makinë që në vend të targës ka sloganin elektoral të koalicionit të kryesuar nga PD-ja *Në Tema online gjenden dhe foto të tjera të së njëjtës makinë). “Ne jemi ndryshimi. Përpara!”, është shkruar në targën e mbrapme të kësaj makine, që duket e mirë, e re, dhe e shtrenjtë.

Dhe kjo makinë nuk është në garazhin e ndonjërit, as e parkuar në oborrin e ndonjë shtëpie private në ndonjë fshat. Nuk është as e parkuar në ndonjë rrugë qorre në periferi të Tiranës. Jo, duket se është në mes të trafikut të madh të metropolit, gjë që të bën të mendosh se nuk ka se si t’i ketë shpëtuar syrit të patrullave të policisë që na janë bërë halë në sy ne të tjerëve. Dhe me siguri, s’e ka ndaluar kush. E kush do guxonte ta bënte këtë gjë?

Në fillim e nisëm duke qeshur. Por në fakt është për të qarë.

M.N.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

z. Nano pyetja qe duhet te shtroni llogjikisht eshte:

Valle a do ndodhte kjo nese pushtetin do ta kishte PS?!  Pergjigjia natyrshem eshte 'Po'.......

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Per Benin:  Ku e di ti cfare do ndodhte me PS-ne pushtet, mbylle gojen aty e mos fol idiotesira. Je parashikues ti apo cfare je? Na tregoke edhe logjiken zotrote, mendimet e tua s'jane as per te fshire prapanicen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.