Si, ce l’ha fatta; ajo është the Voice of Italy

Postuar në 30 Maj, 2013 18:08

Si, c’é l’ha fatta. Po, ia doli. Ia doli më në fund ta fitojë garën muzikore the Voice of Italy, që për gati tre muaj ka qenë një nga programet më të rëndësishme televizive në Itali. Ajo është fituese pra e kësaj gare. Kush është ajo? Është Elhaida Dani, që e magjepsi edhe publikun televiziv italian, edhe kritikën muzikore, gjë që mund të shihej në fytyrën prore të ngazëllyer të Riccardo Cocciante-s dhe në konsideratat që dhanë herë pas here për të Piero Pelú, Rafaella Carrá dhe Noemi. Kjo e fundit ka meritën se e tha e para frazën profetike qysh në momentin që e dëgjoi zërin e Elhaidës në fazën që quhej Blind Audition, në fazën pra kur katër ‘trajnerët’ kishin të drejtë t’u dëgjonin vetëm zërin e nuk kishin të drejtë t’i shihnin në fytyrë apo në interpretim e sipër pjesëmarrësit në garë për sa kohë ata nuk bindeshin se zëri i tyre vlente. Noemi në atë çast shtypi butonin, u kthye nga skena, pa Elhaidën, dhe tha: "Wow! Ti je the Voice që ne po kërkojmë." Dhe kështu doli deri në fund. Me ndihmën e nën kujdesin e Riccardo Cocciante-s, i cili u duk në fund më i lumtur se vetë Elhaida për këtë fitore.

Elhaida nuk pati rivalë në këtë garë. Mund të jetë një nga pak garat televizive që kam parë, në të cilën shpallja e fituesit nuk provokoi maraz, xhelozi, keqardhje, zemërim, dyshim, apo ku di unë. Jo, ajo fitoi edhe për kënaqësinë e atyre që s’u votuan, edhe për kënaqësinë e atyre që s’e votuan, edhe për kënaqësinë e tre coach-ëve, që kishin për mision të nxirrnin një fitues tjetër, atë të tyrin.

Në fund, një nënvizim tjetër. Ky nuk ishte një kompeticion me ngjyra etnike. Absolutisht, jo. Por pavarësisht këtij fakti, Elhaida Dani është shqiptare. Ajo mori pjesë në një garë artistike, mori pjesë duke shtënë në punë veç talentin e dhuntitë e saj. Dhe italianët e vlerësuan si më të mirën veç për merita të tilla. Por ajo është shqiptare, prapëseprapë. Nuk do duhej të hynte fare në këtë mes ky diskutim (ndryshe, ajo nuk do fitonte), por fakt është se ajo ka bërë të gëzuar shumë shqiptarë.

Të merremi vesh, fitorja e Elhaidës në the Voice of Italy nuk është një ngjarje më e madhe se sa është. Po, është një lajm i bukur për gazetarët e kulturës, lajmi më i bukur i kohëve të fundit, dhe normalisht pra s’do duhej të ish më shumë se sa kaq. Por në të vërtetë është. Është shumë më tepër se sa kaq. Në këto kohë që po jetojmë, në mes të këtij banaliteti elektoral e në mes të këtij shkretimi artistik tonit, ky është një lajm i bukur nacional.

Brava Elhaida!

M. Nano

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

sa shume do te doja pasketaj te mos e tepronim  me provicializem, vulgaritet dhe shfrytezim djallezor te suksesit te saj per perfshirje ne retorike politike...fushata etj...Me vjen te them ..." let her alone"

Submitted by Ilir (not verified) on

Zoti Nano, shkruhet "ce l'ha fatta", jo "c'è l'ha fatta"

Përgëzime Elhaidës për fitoren e merituar :)

Submitted by Pirro (not verified) on

Ne radhe te pare shkruaj shqip jo gegnish! Se dyti, çfare? Qe kur gjuha italiane na qenka bere nje opinion personal i nje njeriu qe s'di te shkruaje as gjuhen e vet?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pjesa e fundit e kenges se fundit qe kendoi Elhaida ka qene nji mrekullì e vertete. Bravo Elhaida. Nderove vehten dhe nè te gjithe te tjetrve.

Submitted by Bard (not verified) on

Nje oaz shprese ne mes te kesaj shkretetire morale e artistike eshte kjo fitore e Elhaides, triumfi i njerezve qe punojne e shperblehen saje perpjekjeve, sakrificave, e talentit te tyre. Nje ngushellim i madh per shqiptaret qe jane te detyruar te harxhojne jetet e tyre nen trysnine perverse te nje politike ku bejne hyqmin mediokrit, pertacet, filistinet, shitbleresit e shpreses, intelektualet sakate, syleshet, qafleshet, kopuket, transvestitet politike e te tjere e te tjere.

Submitted by mali (not verified) on

bravo Elhaida! bere ate qe nuk e beri dot politika, na nderove, na dhe shprese per te ardhmen. Te urojme me shpirt mbaresi dhe sukses!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.