100 mijë $/vit për punonjësit e kualifikuar që emigrojnë në SHBA

Postuar në 21 Shtator, 2025 15:13

Urdhëri ekzekutiv i radhës i presientitt amerikan Donald Trump, ka prekur industrinë e vendit. Atë për të cilën administrate ankohet se është goditur nga politikat e dy dekadave të fundit. Të premten që shkoi, Trump firmosi ndryshime financiare për programin e vizave H-1B, duke faturuar me 100 000 dollarë për çdo aplikim.

Ne kemi nevojë për punëtorë të nivelit të lartë dhe kjo siguron që një gjë e tillë të ndodhë

tha ai.

Megjithatë, optimizmi i zakonshëm presidentit amerikan nuk përkon me klauzolat shtrënguese të urdhërit. Konkretisht, kufizohet aplikimi në kuadër të këtij program nëse nuk depozitohet pagesa. Përmes një urdhëri tjetër, Trump ka krijuar “kartën e artë” të rrugës për emigrim në SHBA, përmes së cilës përshpejtohen procedurat e lëshimit të vizave përkundër pagesave të larta. Çdo qytetar që paguan 1 milionë dollarë e merr vizën më shpejt dhe çdo kompani që paguan 2 milionë dollarë e merr vizën në kohë të reduktuar për punëtorin që ka rekrutuar.

Për krtikët e administratës urdhëri e vendos industrinë amerikane në pozitë të vështirë dhe teknikisht e nxjerr jashtë garës. Por Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnik, u shpreh se vendimi për tarifën 100 000 dollarë/vit erdhi pas konsultimit me kompanitë. Megjithatë Shtëpisë së Bardhë i është dashur që këto ditë të sqarojë të gjithë se për çfarë bëhet fjalë. [përmes një postimi në X, presidenca amerikane njoftoi se urdhëri nuk prek askënd që ka aplikuar për llotarinë amerikane 2025. Më tej akoma, sekretarja për Shtypin, Karolinë Leavitt theksoi se tarifa 100 000 dollarë/vit do të aplikohet për vizat e reja, jo për rinovimin e vizave aktuale, një tjetër shembull ky i kaosit komunikativ për çështjen në fjalë.

Në mediat sopciale, vendimi është komentuar se favorizon ekonomi si India, apo Kina, duke i dhënë fund ëndrrës amerikane për punonjës të kualifikuar anembanë botës.

Deri më sot, nga program amerikan kanë përfituar 65,000 njerëz çdo vit dhe 2000 të tjerë pë rata që kanë kanë një diplomë të studimeve të avancuara në SHBA. Janë të shumta kompanitë që shfrytëzojnë programin për të plotësaur forcqën e tyre punëtore me teknologjinë që figuron si sektori më i favorizuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.