A do të pushtohet Venezuela?
Prej javësh tashmë ndaj Venezuelës ka një presion në rritje nga SHBA që ka shtuar dislokim trupash dhe mjetesh në rajon. Maduro që drejton vendin ka njoftuar përgatitje të gjera për mbrojtje duke mos përjashtuar në asnjë rast eventualitetin e një pushtimi, ndërkohë që kriza në fjalë ka një konfirmim ndërkombëtar nga Kremlini.
Agjencia “Tass” njofton se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka shpreur solidaritet me lidershipin e Venezuelës gjatë një takimi me hoologun e vet venezuelian Yvan Gil Pinto. Lavrov ka folur për “kërcënime të jashtme” dhe “përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme” duke riafirmuar “mbështetjen e plotë për Karakasin”.
Rusia ndan me Venezuelën partneritet strategjik, por deri më sot për presionin amerikan ndaj vendit amerikano-latin ka një heshtje të plotë ndërkombëtare.
Add new comment