Greqia nis negociatat për delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Libinë

Qeveria e Greqisë ka njoftuar nisjen e negociatave për delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike me qeverinë e unitetit të Libisë, me qendër në Tripoli.
Takimi i parë i komiteteve teknike është zhvilluar tashmë në Athinë dhe takimi i radhës do të mbahet në Tripoli. Kemi rrugë të gjatë përpaa se të arrijmë një marrëveshje, por është një zhvillimi pozitiv
shprehet në "Facebook", kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Duke komentuar procesin e nisur, Mitsotakis ka lënë të kuptohet se Memorandumi mes qeverisë së mëparëshme libiane të Tripolit me Ankaranë, firmosur në vitin 2019, është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe si i tillë nul.
Njoftimi i sotshëm vjen pak ditë pasi Mitsotakis komentoi pjesëmarrjen e kompanisë së njohur amerikane “Chevron” në tenderin ndërkombëtar për kërkime detare të naftës në Kretë dhe Peleoponez, vendim të cilin ai e cilësoi si konfirmim të sovranitetti të Greqisë në zonën detare në fjalë. Zona që është tashmë për delimitim është pjesë e një konflikti verbal dhe diplomatik mes Athinës dhe Ankarasë.
Memorandumi i vitit 2019, i cili në shkurt të viti 2020 u regjistrua edhe bazën e të dhënave të Divizionit për Çëshjet e Oqeanit dhe Ligjit të Detit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u kundërshtua nga Greqia edhe me argumentin se ai i linte pak efekt ishuliit të Kretës, duke cenuar të drejtat në zonë. Nje tjetër fuqi që kundërshtoi Memorandumin ishte Egjipti i cili që nga ajo kohë u angazhuar në një politikë antiturke në Mesdheun Lindor që është një teatër i vazhdueshëm tensionesh për shkak të kufizimit të madh detar që i është imponuar Turqisë nga Traktati i Lozanës i vitit 1923.
Add new comment