Greqia nis negociatat për delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Libinë

Qeveria e Greqisë ka njoftuar nisjen e negociatave për delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike me qeverinë e unitetit të Libisë, me qendër në Tripoli.
Takimi i parë i komiteteve teknike është zhvilluar tashmë në Athinë dhe takimi i radhës do të mbahet në Tripoli. Kemi rrugë të gjatë përpaa se të arrijmë një marrëveshje, por është një zhvillimi pozitiv
shprehet në "Facebook", kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Duke komentuar procesin e nisur, Mitsotakis ka lënë të kuptohet se Memorandumi mes qeverisë së mëparëshme libiane të Tripolit me Ankaranë, firmosur në vitin 2019, është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe si i tillë nul.
Njoftimi i sotshëm vjen pak ditë pasi Mitsotakis komentoi pjesëmarrjen e kompanisë së njohur amerikane “Chevron” në tenderin ndërkombëtar për kërkime detare të naftës në Kretë dhe Peleoponez, vendim të cilin ai e cilësoi si konfirmim të sovranitetti të Greqisë në zonën detare në fjalë. Zona që është tashmë për delimitim është pjesë e një konflikti verbal dhe diplomatik mes Athinës dhe Ankarasë.
Memorandumi i vitit 2019, i cili në shkurt të viti 2020 u regjistrua edhe bazën e të dhënave të Divizionit për Çëshjet e Oqeanit dhe Ligjit të Detit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u kundërshtua nga Greqia edhe me argumentin se ai i linte pak efekt ishuliit të Kretës, duke cenuar të drejtat në zonë. Nje tjetër fuqi që kundërshtoi Memorandumin ishte Egjipti i cili që nga ajo kohë u angazhuar në një politikë antiturke në Mesdheun Lindor që është një teatër i vazhdueshëm tensionesh për shkak të kufizimit të madh detar që i është imponuar Turqisë nga Traktati i Lozanës i vitit 1923.
Comments
Eshte pak abusive te thuash
Eshte pak abusive te thuash qe delimitizimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike mes Libise dhe Greqise patjeter do te coje ne zhberjen e delimitizimit Turko-Libian. Padyshim eshte ne interesin e z.Micotakis te shprehet se ka filluar bisedimet ne nivel teknik me Greqine per delimitizim te EEZ, por pikerisht se duke e thene, mund te mendohet se ky delimitizim i ri patjeter do te prishe te vjetrin, i rritet interesi lajmit.
Mos te harrojme se ceshtjet e delimitizimit te detrave nuk jane gjera qe fillojne sot e mbarojne neser. Eksperienca jone me Greqine, pavaresisht se nuk kemi qeshtje aq serioze per te ndare madje, po zgjat me vite e vite. Me Italine Greqia kishte qe nga lufta e dyte qe bisedonte dhe e perfundoi me koncesione drastike ne favor te italianeve, pikerisht nen hijen e delimitizimit turko-libian.
Natyrisht do vije nje dite qe Libia do i Limitoje EEZ-te e veta me Greqine apo edhe me Malten, sic ka bere edhe me Italine ne 1970. Cdo shtet ka interesa te fiksoje te drejtat e veta.
Me shume kujdes eshte perdorur edhe termi “qeveri e vjeter” ne njoftimin e Z. Micotakis, per qeverine libiane qe firmosi me Turqine, por absolutisht nuk thuhet se qeveria e re dhe e vjetra ne kete aspekt nuk kane ndonje ndryshim, pervecse e reja i ka bere edhe ca koncesione plus Turqise ne fushat ushtarake dhe energjitike pa permendur investimet turke.
Greqia ka aresye te ngutet pasi nese edhe pala tjeter libiane (ajo e gjeneralit qe con nje djale ne Ankara e tjetrin ne Athine) jep miratimin formalisht, gje qe ka shume mundesi te ndodhe se shpejti, ceshtja koklavitet pa mase dhe zgjidhje mbetet vetem nese edhe Greqia perdor te njejtat mjete qe Izraeli po perdor ne Gaza. Me ndryshimin se ne vend te Gazes do kishte perballe Turqine e Libine dhe pas shpine s’do kishte SHBA.
Persa I perket kundershtimit te Egjiptit situata nuk ka ndryshuar. Kundershtimi I Egjiptit nuk vjen nga ndonje kufizim detar që i është imponuar Turqisë nga Traktati i Lozanës. Ka patur vertete te tilla kufizime, por u zhbene me konventen Montreux pas nja 10 vjetesh dhe Turqia fitoi te drejten te armatose ngushticat dhe te komandoje e vetme me fuqi te plote kalimin e anijeve te huaja civile e ushtarake. Gje qe e provoi me Ruset dhe Naton ne luften e fundit. Egjipti kundershton Libine pasi ajo nuk u kujdes te ruante Egjiptin ne marreveshjen ne Turqine, sic u kujdes Egjipti te ruante Turqine ne marreveshjen e vet me Greqine. Praktikisht jane Egjipti dhe Libia qe pretendojne secila te drejta mbi te njejten zone.
1. Te gjithe e dine pse nuk i
1. Te gjithe e dine pse nuk i arrijne marreveshjet per delimitim. Ne nuk e dime. As sot, as dje. Kam dyshime nese edhe kryeministri e di, thjesht nuk "i futet zararit me grekun".
2. Jemi me fat qe nuk dime te delimitojme se as nga deti nuk marrim vesh dhe as nga kapitalizimi i burimeve. Me kohen qe po vjen, sikur te ishte bere ndarja e 2009-s, do kishim emertime te reja si Gjiu i Çetit, kepi i Dulakut, ishulli i Papulit. Toponimi cetnikesh te plackes me nje fjale. Mbahemi mire edhe ca.
3. Nuk ka thene kush qe Egjipti kundershton pse Traktati i Lozanes kufizon Turqine por.se tensionet ne Mesdheun Lindor burojne nga kufizimi qe i behet Turqise ne ate Traktat.
Add new comment