Shqipëria humbi një shans për promovimin e Shtetit Bektashi në OKB

Postuar në 26 Shtator, 2025 18:05

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka bërë në faqen e vet në Facebook, një prezantim tematik dhe fotografik të aktiviteteve ku ka marrë pjesë gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Spikasin të drejtat e njeriut, paqja, takimet me shumë përfaqësues shtetesh dhe organizatash, por edhe diskutime në kuadër të nismave rajonale si ajo Adriatiko-Joniane.

Ky ishte një sesion historik për fakin se ai u parapri nga deklarata të njohjes së Palestinës nga disa shtete të rëndësishme europiane, ndërkohë që vetë kreu i ekzekutivit në Izrael, cilësoi se një shtet palestinez është vetëvrasje për shtetin e tij.

Një tjetër njohje u kërkua nga presidenti turk, Erdogan për Qipron Veriore, çka kaloi pa shumë zhurmë.

Ndërkohë Shqipëria nuk pati asnjë prononcim për çështjet në fjalë, së paku për Palestinën, që është e asociuar me temën e paqes dhe të drejtave të njeriut. I parë në kontekstin e diskutimit për njohjen e një shteti, sesioni përfaqësonte një kontekst shumë të favorshëm që Tirana zyrtare të promovonte idenë e shteti bektashi, inauguruar me intervista gazetash nga kryeministri Rama.

Ideja u mbajt gjallë vitin e kaluar në një mënyrë që provokoi opinionin publik dhe u mbyll me premtimin se për dokumentet përkatëse dhe procesin kompleks të shtetit, është angazhuar një studio ndër më të njohurat. Promovimi i idesë në fjalë do t’i shërbente edhe një transparence më të madhe me publikun shqiptar që do të kishte një rast për të parë edhe perceptimin mbi të në arenën ndërkombëtare, meqenëse kemi të bëjmë me krijimin e një shteti të ri në Europë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.