Arkiv-Lajme
Maks Velo: të tëra këto kujtime [i fundit, i Bardhyl Londos], shkruhen për të falsifikuar historinë
Në intervistën dhënë Alda Bardhylit, që redaksia e Shqip e ka titulluar: “Enver Hoxha u ndihmua nga artistët”, Maks Velo komenton mbi “modën” e artistëve për të publikuar kujtime (më i fundit, nga ish-Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Bardhyl Londo), dhe e konsideron si një mënyrë për të fshehur të vërtetën.
Andrea Stefani: Shpresa dhe ankth nga vizita e Jonathan Moore-it
“Përse vjen Xhonatan Mur në Tiranë” është shkrimi i Andrea Stefanit sot te Shqip, që gjithsesi nuk mundet ti japë një përgjigje të saktë. Sipas Stefanit, në përpjekjet e vazhdueshme të Sali Berishës për të nënshtruar institucionet, në betejën e lobimit në Uashington, miqtë e tij, Podesta e Ko., ia kanë të dalë të jenë më ndikues në Departamentin e Shtetit sesa ambasadorët amerikanë, ku Stefani risjell në vëmendje Marsi Ries, Xhon Uidhers, dhe së fundmi edhe Aleksandër Arvizunë.
Martohet çifti i parë i lesbikeve myslimane (në Britani, jo në Shqipëri)
Dy ish-studente nga Pakistani besohet se janë çifti i parë lesbikesh muslimane që janë martuar në një ceremoni martesore në Britani, bëjnë të ditur mediat britanike.
Rehana Kausar, 34 vjeç (majtas, në foto), dhe Sobia Kamar, 29 vjeç, kanë pohuar se jANë martuar zyrtarisht në fillim të këtij muaji në qytetin Leeds, pak para se të aplikonin për azil politik.
Edi Rama për Universitetet: “Taksisti im, ka master e doktoraturë, sepse çon gruan e pronarit në shopping”
Edi Rama ka bashkëbiseduar sot në Vlorë me pedagogë, mësues e studentë. Aty ai deklaroi se kur PS të vijë në pushtet do të ndryshojë sistemin e hyrjes në Universitet.
Zaloshnja për Radion "Europa e Lirë": Fushata e së majtës, dy-polare; e së djathtës, berishiane
Në një intervistë dhënë Radios Europa e Lirë, bashkëpuntori i rregullt i respublica.al, Eduard Zaloshnja ka komentuar rreth fushatave akltuale elektorale të së majtës dhe të djathtës.
Thellohet rreziku anglo-amerikan: Berisha thotë se Arvizu nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër
Në Elbasan, Berisha i pyetur nga gazetarët, në fillim tha se i dëgjon me respekt mendimet e miqve (duke nënkuptuar Arvizunë), pastaj tha (duke nënkuptuar Arvizunë) se askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër.
Highlights nga konventa e PD: Berisha shton dhe 1 mijë km mbi deklaratat e Olldashit
Gazeta Shqip sot sjell detaje “pikante” nga konventa e PD-së, që nga fjalimi i Kryeministrit që flet për 11 mijë km rrugë, kur Ministri i tij Olldashi pat deklaruar 10 mijë, e deri tek Lul Basha që la fjalën në mes kur hyri Berisha e zbriti t’i jepte dorën.
Mijëra km e rrugëve
“Ne ndërtuam në pak kohë mbi 11 mijë kilometra rrugë në katër anët e Shqipërisë”, tha Berisha.
Dromofobia
“Duke parë se je i sëmurë nga rrugët, unë jam mjek, e kam të thjeshtë ta kuptoj se të ka zënë dromofobia”
Pauza
Berisha sheh atë që nuk e shohin të tjerët: Një energji e re [e PD-së] ka pushtuar mendjen e shqiptarëve
Sondazhet dhe një klimë e përgjithshme flasin për një humbje të Berishës më 23 qershor, por ky i fundit ka një mendim tjetër. Ai ka qenë në Elbasan, dhe në një takim me gazetarët lokalë, në stilin e tij me superlativa, thotë: “PD-ja këtë pranverë ka bërë fushatën më të shkëlqyer të memories sime, por ju mund të bëni një verifikim në arkiva dhe nuk do të gjeni dot një fushatë kaq madhështore, e cila ka befasuar shumë analistë, shumë gazetarë (cilët analistë e gazetarë?
Besnik Gjongecaj publikon një libër mbi politikën. “Është fiction plus reality”, thotë
E përditshmja Shqiptarja.com i ka marrë një intervistë Besnik Gjongecajt, ish sekretar i përgjithshëm i PD-së në vitin e tmerrshëm 1997 (në prill të këtij viti ka dhënë dorëheqjen nga ky post). Qysh nga ai mot, Gjongecaj ka bërë pedagogun, dhe herë pas here opinionistin në shtypin e përditshëm. Si shkak për intervistën ka shërbyer publikimi i një libri të shkruar nga vetë Gjongecaj (“është fiction plus reality”, thotë për këtë gazetë).
Armiku më i madh në rajon për Maqedoninë: Shqipëria!
Një anketë ka nxjerrë që 66% e maqedonasve mendojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë, e njëjta përqindje që konsideron Serbinë vend miqësor, raport agjencia INA. Anketa e realizuar nga Instituti “Dimitrije Çupovski” kishte për qëllim analizimin e perceptimeve të qytetarëve maqedonas ndaj vendeve fqinje.