Arkiv-Lajme
Rama-Obama, një foto e ruajtur në sirtar! Rama: momenti më i bukur i jetës time politike
Foto është e tetorit 2012, por, ndryshe nga ç’është tradita shqiptare që më parë jepet lajmi se “ka një foto” para se vetë fotoja të publikohet (çka më pas rezulton në teori komplotiste, fotomontazh, apo i doli papritur mes rrugës), Rama nuk e ka publikuar.
Voice of Italy: Ç’donte të thosh Cocciante mbrëmë me “inconveniente tecnico” pas interpretimit të Elhaida Danit?
Në lajmin e fundit që dhashë mbi suksesin e Elhaida Danit në the Voice of Italy fola për një moment “që e komprometoi pakëz” performancën e saj. Dhe për këtë iu referova Ricardo Cocciante-s, që foli në fund për një “inconveniente tecnico”. Unë e përktheva këtë term në mënyrën time: diçka që nuk shkoi në teknikën e këngës, diçka që nuk shkoi në interpretim. Dhe në fakt, “inconveniente” mund të përkthehet dhe kështu: diçka që s’shkon ashtu si duhet, diçka e papëlqyeshme, etj. Mënyra se si foli Cocciante e bartte një ekuivok, megjithatë. Sipas meje, të paktën.
Fevziu shpërthen në nerva ndaj Lames në “Opinion”
Shpërthime të jashtëzakonshme të moderatorit të emisionit Opinion Blendi Fevziu në puntatën e djeshme kur ishin të ftuar Sokol Olldashi dhe Artan Lame, aq kanë tërhequr dhe vëmendjen e medieve. Pas disa ndërhyrjeve të Lames, Fevziun nuk e kanë mbajtur më nervat duke përplasur edhe shkopin e drejtuesit i është drejtuar Lames (njëkohësisht kandidat për deputet i PS): “Pusho, pusho. Pusho ore të them. Mos lëviz fare.
The Voice of Italy: Elhaida Dani kalon në finale; e enjtja tjetër mund të jetë dita e madhe e jetës së saj
Ka ndodhur ajo që pritej. Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare që merr pjesë në garën televizive the Voice of Italy (RAI 2), ka kaluar në finale. Vendimi sapo është marrë, dhe kështu ajo nuk zhgënjeu pritmëritë që ajo vetë ka krijuar. Ajo këndoi një këngë nga më të vështirat në planin teknik. Këndoi këngën I Believe I can Fly të kant-autorit amerikan me ngjyrë, R. Kelly, dhe konkuronte në natën e sotme me të vetmin “teammate” të sajin; konkuronte me Matia Lever-in, që këndoi një këngë italiane.
Rama: Nuk do ta synoj me çdo kusht një mandat të dytë kryeministror
Pyetjes se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse opozita i fiton zgjedhjet, Edi Rama nuk iu përgjigj në mënyrë të prerë sot në emisonin Top Story të Sokol Ballës. Sidoqoftë, përgjigjia ishte mëse e nënkuptuar. Ai tha se partia më e madhe e mazhorancës së nesërme do të ketë të drejtën të drejtojë dhe qeverinë. Pra, që praktikisht, kryeministër do të jetë vetë Rama, nëse opozita i fiton zgjedhjet.
Emil Lafe tërheq vëmendjen “rreth një gabimi të shpeshtë në tekstin e kënduar të Himnit Kombëtar”
Emil Lafe ka tërhequr vëmendjen mbi një gabim të shpeshtë në tekstin e kënduar të Himnit Kombëtar. Në një shkrim në të përditshmen DITA profesori i njohur shkruan ndër të tjera:
Socialistët fillojnë de jure fushatën; de facto e kanë filluar prej kohësh
Socialistët, siç është marrë vesh, e kanë hapur sot de jure fushatën elektorale në pallatin Asllan Rusi (de facto fushata ka filluar prej javësh). Nuk u regjistruan risi në këtë ngjarje. Veprimtaria ishte tipike elektorale dhe me funksione të qarta për një efekt të qartë televiziv. Dhe këtë efekt duhet ta kenë arritur.
Rama do të prezantojë pas pak “super-skuadrën” e PS për Tiranën, por në Asllan Rusi! Jo në shesh!
Pas pak minutash do të ndodhë në Pallatin e Sportit Asllan Rusi prezantimi i asaj që Rama e quajti më herët, “superskuadra e Rilindjes për Tiranën.” Ndryshe nga Berisha, Rama nuk ka preferuar sheshin, duke ngulmuar se “Berisha i mbush sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë, ndërsa opozita i mbush hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar”
Amnesty International për Shqipërinë: Remzi Hoxha, gjyqi për 21 janarit dhe greva e të burgosurve politikë në qendër të shkeljeve për 2012
Konkluzioni i përgjithshëm i vëzhgimit të Amnesty International në raportin e 2013-s (që mbulon janar-dhjetor 2012) është se qeveritë në mbarë botën po fshehin dhunimin e të drejtave të njeriut duke i konsideruar në mënyrë të turpshme si “çështje të brendshme” për të penguar shqetësimin ndërkombëtar për zgjidhjen e tyre.
Pikat e raportit për Shqipërinë:
Zhdukja e personave
Komisioni mbi hetimin e incidentit të veshit dështoi me sukses të plotë; dhe la pas shijen e një gallate
Estrada parlamentare mbi “incidentin vienez me veshin e diplomatit Ceka” (kjo ngjarje, sa herë që e përmendim na bëhet si e huazuar nga ndonjë dorëshkrim i pabotuar i Kadaresë), me sa duket, ka marrë fund. Komisioni i hetimit që u ngrit në Kuvend me synimin që të nxirrte përgjegjësit e këtij “incidenti” do duhej të nxirrte konkluzionet para datës 20 maj.