The Voice of Italy: Elhaida Dani kalon në finale; e enjtja tjetër mund të jetë dita e madhe e jetës së saj

Postuar në 23 Maj, 2013 17:11

Ka ndodhur ajo që pritej. Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare që merr pjesë në garën televizive the Voice of Italy (RAI 2), ka kaluar në finale. Vendimi sapo është marrë, dhe kështu ajo nuk zhgënjeu pritmëritë që ajo vetë ka krijuar. Ajo këndoi një këngë nga më të vështirat në planin teknik. Këndoi këngën I Believe I can Fly të kant-autorit amerikan me ngjyrë, R. Kelly, dhe konkuronte në natën e sotme me të vetmin “teammate” të sajin; konkuronte me Matia Lever-in, që këndoi një këngë italiane. Ky i fundit ish shumë në formë sonte (dhe është shumë i talentuar); Matia e emocionoi Cocciante-n, madje e preku. Ish një moment, në të cilin the Coach u përlot. Ndërsa Elhaidës i kapi një lapsus në fund, një “incoveniente tecnico” (siç tha ai vetë). Por kjo yçkël teknike nuk e pengoi publikun në sallë të çohej në këmbë e të kërkonte një bis në kor me fjalët “ancora, ancora”, e nuk pengoi as Cocciante-n që t’i jepte asaj 60 pikë të vetat nga 100 që kish në dispozicion; 40 pikët e tjera ia dha Matia-s. Dhe ish ky parapëlqim i Cocciante-s për Elhaidën që vendosi fatin e garës, pasi votat e publikut ishin ndarë në gjysmë, 50% me 50%.

Elhaida në fund u pa më pak e lumtur se natën e kaluar. Ishte e sigurtë që do kalonte në finale? Apo ish e vetëdijshme se Cocciante do t’ia kapte shkujdesjen që i kapi?

Sidoqë të jetë, Elhaida ia doli. Dhe jo veç për vete. Edhe për ne të tjerët që e kemi ndjekur, e që na ka emocionuar. E që do ta ndjekim dhe të enjten tjetër.

M. N.

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>Elhaida ishte fare pak e lumtur (duhet te ishte hedhur perpjete nga gezimi) sepse si vajze inteligjente qe eshte, e kuptoi qe garen e sotme e humbi realisht, por simpatia e jashtezakonshme e Cocciantes dhe publikut, e krijuar ne netet e tjera ku ajo ka shkelqyer, e shpetuan sonte. Edhe ne duetet me Cocciantet Matia ishte superior, kuptohet qe kishte edhe avantazhin e kendimit te kengeve ne gjuhen e nenes.</p><p>Per precizion publiku e nxorri humbese me nje diference me pak se 1%, Cocciante e shpetoi dhe motivi kryesor qe tha (pasi foli me superlativa gjigande per te dy) ishte MOSHA. Ne finale Elhaida shkon me nje avantazh te vogel qe ka tutorin me te mire dhe më me influence ne publik. &nbsp;</p>

Submitted by eni (not verified) on

<p>&nbsp;Edhe votimi dhe sjellja e Cocciantes ...dhe gjithcka eshte nje loje e njohur qe behet ne formate te ketij lloji. &nbsp;Jam e bindur qe edhe me vote popullore ka fituar Elhaida. &nbsp; Po te shohesh reagimet on line - reagimet ne salle etj.. kuptohet lehte qe ajo vajze ka diference te madhe jo vetem me Matian por me te gjithe kengetaret. Qe ne putanten e pare u kuptua qe &nbsp;&quot;the voice&quot; &nbsp;eshte AJO. Ky fakt &nbsp;e dobeson &nbsp;konkurimin sepse ne nje spetakel televiziv &nbsp;te ketij lloji kerkohen beteja e perplasje te &nbsp;forta per te rritur kuriozitetin dhe ankthin e shikuesit . Ne fakt nuk ka konkurim te forte. &nbsp; Kjo ka bere qe te gjithe te tjeret &nbsp;te tingellojne te zakonshem e pa shkelqim. Prandaj artificialisht, produksioni &nbsp;&quot; luan&quot; kete pjesen e votimit te ngushte, votes popullore etj... . Edhe trajneret ishin keshilluar sot qe te mos flisnin me superlativa per Elhaiden. Ishin te kursyer dhe te ftohte. Kete ndjeu edhe ajo... Pervec kesaj kori qe e shoqeroi sot &nbsp;ishte nje turp. &nbsp; Ndersa Matia eshte nje flluske sapuni, djalosh i vogel...qe edhe aq sa shkoi - shkoi si produkt i &quot;gjeniut&quot; te RAI -t. Nese kane vendosur te mos i japin cmimin e pare Elhaides - Elhaida nuk demtohet - perkundrazi. Nga nje star i &nbsp;programit per gjithe Italine e SHqiperine - do ta shnderrojne edhe ne heroine. &nbsp; Ajo i ka dyert e celura tashme. I pari qe qe do t&#39;i propozoje pune ne kompanine e tij ne Paris , eshte Cocciante. &nbsp;Sa i perket loteve te Cocciantes kur kendoi Mattia - ato nuk kishin lidhje me Matian por me Kengen. Cocciante e shpjegoi edhe me pare - kjo kenge , sidomos teksti i saj , e emociononte &nbsp;gjithmone .&nbsp;</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Flm Mustafa Nanon per lajmet interesante te cilat i perpunon me shume art gazetaresk dhe ne kohe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.