Arkiv-Lajme

Mjerë publiku në Shqipëri, që mësohet të zbavitet me kësi lëtyrash - shkruan Vehbiu

Postuar në 21 Maj, 2013 15:08

Gazeta “Shekulli” rrëmon në kazanë plehrash - shkruan Ardian Vehbiu në faqen e tij Peizazhe të Fjalës dhe shpjegon: "Gjej sot të botuar një shkrim me titull “38-vjeçarja mbetet shtatzënë me të vdekurin”, i cili pa frikë mund të merret edhe si nadiri i gazetarisë shqiptare trash.

Borxhi i jashtëm, Banka Botërore kreditori kryesor i Shqipërisë

Postuar në 21 Maj, 2013 13:44

Në fund të muajit mars, Shqipëria kishte një borxh të jashtëm në vlerën e 2.6 miliardë eurove. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi është rritur me rreth 1.9 për qind që nga fundi i vitit 2012. Pjesën dërmuese të strukturës së borxhit e zë borxhi shumëpalësh, i marrë nga institucionet ndërkombëtare dhe bankat e zhvillimit, që është afërsisht 1.5 miliardë euro apo 56% të totalit. Kreditori kryesor i Shqipërisë është Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit, IDA, pjesë e grupit të Bankës Botërore, që ka për qëllim uljen e varfërisë.

Fotot "para dhe pas" tornados që shkatërroi Oklahoma City-n

Postuar në 21 Maj, 2013 10:27

Tornadoja me brez të gjerë mbi 3 km e cila fshiu periferinë e Oklahoma City-t të hënën, ka lënë një shkatërrim që të kujton një zonë lufte. Gjurma e tornados shkon për dhjetëra kilomentra. Pamjet më sipër tregojnë sesi ajo i rrafshoi rrugë dhe godina të tëra duke vrarë të paktën 24 njerëz. Këto fotografi ajrore zbulojnë shkatërrimin total në një brez të gjatë mbi 30 km – mes tyre dhe një shkollë fillore që u pluhur së bashku me qendrën mjekësore Moore Medical Center, ndërsa era e tornados arriti shpejtësi mbi 360 km/orë.

ja.se.

 

 

Bekim Fehmiu rrëfen vizitën e parë dhe të fundit në Tiranë

Postuar në 21 Maj, 2013 09:51

Shqipi i sotëm kish publikuar një intervistë marrë aktores Ema Andrea lidhur me takimin që kjo e fundit ka patur në Beograd me Bekim Fehmiun, por në të njëjtën faqe kish publikuar dhe një pasazh nga një libër me kujtime i aktorit të madh me origjinë shqiptare. Në këtë pasazh jepen disa fakte interesante nga një vizitë e parë dhe e fundit që aktori ka bërë në Tiranë, në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Dhe aty ka disa momente interesante, që ia vlen të veçohen:

Foto e dy binjakëve që shtrëngojnë duart mallëngjen miliona njerëz në rrjet

Postuar në 21 Maj, 2013 09:06

 

Ngjitur me njëri-tjetrin për nëntë muaj, e të pashkëputur dhe pas lindjes. Kjo ëshët fotoja që po bën xhiron e rrjetit duke mallëngjyer njerëzit. Janë Danieli dhe Maria, kanë vetëm disa orë ëq kanë lindur, por tashmë janë “yjet” më të rinj të Internetit. Kjo është një foto e tyre menjëherë pas lindjes, e bërë nga stafi i spitalit në provincën e Guipùzcoa, Spanjë. Sapo kanë ardhur në këtë botë, dy binjakët heterozigotë kanë ndërlidhur duart me njëri tjetrin. Sipas mjekëve "është një dëshmi e qartë e mbijetesës dhe të ndjerit i mbrojtur."

Gjykata dërrmon Nazime Vishën: Lidhje dashurie me Fiqiriun! Krimi, për motive banale!

Postuar në 21 Maj, 2013 08:59

 

Gjykata e Shkallës së Parë dje, ka shkatërruar Nazime Vishën, jo vetëm me 15 vitet dënim që i dha, por dhe se e konsideroi që ka pasur marrëdhënie dashurie me Fiqiri Muçën, në konspiracion të plotë, bazuar vetëm te provat e prokurorisë.

Vdes gjysma tjetër, e The Doors, Ray Manzarek

Postuar në 21 Maj, 2013 07:54

Tastieristi Ray Manzarek, bashkë-themelues i grupit legjendar The Doors, ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare. Përveç muzikës, ai ka qenë dhe producent e regjisor filmash, edhe pse në histori ky hyrë me The Doors. Manzarek është shuar dje, në një klinikë në Rozenhajm të Gjermanisë, në praninë e familjarëve, pasi ishte shtruar për një lloj të kancerit të zorrëve.

Ray Manzarek dhe Jim Morrison formuan grupin The Doors në vitin 1965, pas një takimi në Los Anxhelos, duke krijuar një legjendë që jeton edhe sot.

Arvizu këmbëngul të kërkojë zgjidhje për KQZ-në, PS e pregatitur për të hyrë në zgjedhje dhe me këtë KQZ

Postuar në 21 Maj, 2013 07:34

Një takim i ambasadorit amerikan Arvizu pak më parë për disa minuta në selinë e PS-së, thuhet se është përqendruar në situatën e krijuar në KQZ. Vetëm pak minuta, sepse palët janë me sa duket të qartë se ç’po ndodh, por thjesht të pafuqishme. Në deklaratën pas takimit, Arvizu tha se ““Ajo që është shqetësim për Shqipërinë është mosfunksionimi i KQZ, që nuk po funksionon si duhet”.

Çështja Dajti: Mënyra shqiptare dhe norvegjeze e të parit të gjërave

Postuar në 21 Maj, 2013 07:21

Një avokat mbrojtës ka kërkuar 200 mijë euro për të përfaqësuar Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e një polici, në një gjyq që po shkon drejt dështimit pasi rreth 170 avokatë të caktuar nga gjykata kanë refuzuar mbrojtjen për arsye presioni apo për arsye personale. Një avokat mbrojtës, ka pranuar ta marrë përsipër por ka kërkuar dje 200 mijë euro dhe 1 muaj kohë për dosjen, madje është konsideruar si një ofertë mjaft e lirë nga i pandehuri Dajti që u ka bërë thirrje gjykatësve ta pranojnë, edhe pse ësëht një shifër e papërballueshme për shtetin e varfër shqiptar.

Rehabilitim i Koliqit “kolaboracionist”?? Zhiti: pushtuesin nuk e solli ai!

Postuar në 21 Maj, 2013 05:59

Pak ditë më parë, Ardian Ndreca ngjalli debat këtu te Respublica me një shkrim mbi Ernest Koliqin (http://respublica.al/opinion/2013/05/19/ne-pervjetor-te-erne...). Sot, Visar Zhiti rikthen temën mbi veprën letrare koliqiane me një shkrim te Panorama, ku vlerëson se “rëndësia e saj është e jashtëzakonshme dhe cilësia po ashtu.”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme