Çështja Dajti: Mënyra shqiptare dhe norvegjeze e të parit të gjërave

Postuar në 21 Maj, 2013 07:21

Një avokat mbrojtës ka kërkuar 200 mijë euro për të përfaqësuar Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e një polici, në një gjyq që po shkon drejt dështimit pasi rreth 170 avokatë të caktuar nga gjykata kanë refuzuar mbrojtjen për arsye presioni apo për arsye personale. Një avokat mbrojtës, ka pranuar ta marrë përsipër por ka kërkuar dje 200 mijë euro dhe 1 muaj kohë për dosjen, madje është konsideruar si një ofertë mjaft e lirë nga i pandehuri Dajti që u ka bërë thirrje gjykatësve ta pranojnë, edhe pse ësëht një shifër e papërballueshme për shtetin e varfër shqiptar.

Dyshimi është se mos gjetja e një avokati mbrojtës është thjesht një strategji “alla shqiptare” për të dështuar gjyqin.

Nga ana tjetër, News 24, ka pyetur gjyqtaren norvegjeze Hane Greve, (Zëvëndes Presidente e Gjykatës së Apelit të Gulating-ut ), e cila gjendet në Shqipëri në konferencën Kombëtare të Lidershipit Gjyqësor.

Pasi ka marrë informacion për rastin, ajo është shprehur se çfarëdo krimi, sado i rëndë, ka nevojë për mbrojtje, dhe ka sugjeruar që “...në qoftë se nuk ka mundësi me avokatë mbrojtës këtu në Shqipëri duhen parë mundësi për të gjetur avokatin mbrojtës jashtë vendit...”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.