Gjykata dërrmon Nazime Vishën: Lidhje dashurie me Fiqiriun! Krimi, për motive banale!

Postuar në 21 Maj, 2013 08:59

Gjykata e Shkallës së Parë dje, ka shkatërruar Nazime Vishën, jo vetëm me 15 vitet dënim që i dha, por dhe se e konsideroi që ka pasur marrëdhënie dashurie me Fiqiri Muçën, në konspiracion të plotë, bazuar vetëm te provat e prokurorisë.

Madje, Gjykata shqiptare ka pretenduar se nuk janë ofruar prova për sindromën e Stokholmit, sindrom që i referohet rasteve kur viktima mund të bjerë në dashuri me rrëmbyesin, e që konsiderohet një problem psikologjik. Sipas vendimit: Nazime Visha dhe Fiqiri Muça kanë pasur marrëdhënie dashurie dhe janë zhvilluar në konspiracion të plotë. Tentativa e mbrojtjes për të ngatërruar edhe fenomenet psikologjike është e pabazuar në ligj dhe në prova. Vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe e mirorganizuar. Motivi ka qenë banal”.

Prokuroria nuk është dakord me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë (kishte kërkuar 17 vjet) për 18-vjeçaren Nazime Visha, dhe e ka apeluar vendimin.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

E shkreta Nazime Visha qe gjykohet nga keto lloj gjyqtarsh. Rrezik i madh per jeten e saje.

Submitted by Doku (not verified) on

I biri i "Rilindases" Luiza Xhuvani i zuri prite robit, e vrau, iu fsheh 6 muaj policise, pas 6 muajsh u dorezua, rrahu dhe nje polic dhe u denua 2.5 vjet.

Tani qe e ema eshte pothuajse e sigurt per deputete, do i falin dhe muajt e fundit, aq sa i kane ngelur per "sjellje te mire".

Ndersa "drejtesia" shqiptare ka gjetur nje femer te pambrojtur dhe i eshte turrur si ato egersirat.

Kjo eshte drejtesia shqiptare.

Submitted by Hilmi Bardhi (not verified) on

Gjykate pushtash.

Pse nuk gjykojne Dritan Dajtin e Emiljano Shullazin?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.