Është rënë dakord dje për miratimin e tre ligjeve; do ta mbledhin Kuvendin?

Postuar në 21 Maj, 2013 05:43

Berisha ka pranuar dje propozimin e Metës për miratimin e “tre ligjeve të integrimit në BE”, por të përditshmet nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje këtij lajmi. Dje ishte Meta që përsëriti ftesën: “Ajo që ne duhet të bëjmë nuk është diçka e jashtëzakonshme, duhet të bëjmë një kompromis fare të thjeshtë. Nuk e kuptoj në fakt se çfarë problemi i krijon ky kompromis z. Berisha. Ai thotë që do të fitojë, apo jo? Le t’i miratojmë këto ligje tani dhe ai mund t’i zbatojë vetë në shtator”, tha Meta.

Po dje, ka folur dhe Rama për këtë argument: “Ka një propozim të bërë nga kryetari i LSI-së, që ne e kemi mbështetur”.

Panorama, nga të paktat gazeta që janë marrë me këtë lajm, citon Berishën të ketë thënë nga Gjirokastra: “Që nesër do të kërkoj që Parlamenti të mblidhet për të votuar tri ligjet”.

Deri në këtë orë të ditës nuk ka ndonjë nismë a lëvizje në drejtim të miratimit të tre ligjeve. Me sa duket janë duke lozur ping-pong elektoral me një ngjarje (miratimi i tre ligjeve pra), që në thelb nuk ka atë rëndësi që i japin krerët e politikës, të cilët në fakt vetë e kanë bërë tërkuzë këtë gjë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.