Arkiv-Lajme

Shifrat e censusit (mungon përsëri papunësia)

Postuar në 20 Maj, 2013 13:58

Pas rezultateve të përgjithshme, INSTAT bëri publike të dhënat e Censusit të popullsisë dhe banesave në nivel qarku, të ndara sipas bashkive dhe komunave - raporton televizioni TCH.  Sa i përket numrit të popullsisë, që krahasuar me vitin 2001 ka pësuar një rritje me 8 për qind, Tirana mbetet qarku më i madh, ku është përqendruar 27% e popullsisë. Pas Tiranës vijnë Fieri dhe Elbasani me 11% respektivisht, ndërsa dy qarqet me popullsinë më të vogël janë Kukësi dhe Gjirokastra, ku është përqendruar 3% e popullsisë së vendit.

Vangjel Dule thotë se “një pazar ka bërë me Edi Ramën: largimin e Berishës”

Postuar në 20 Maj, 2013 10:07

Kryeministri Berisha pati dje një takim me anëtarë të pakicës greke në Shqipëri, dhe duke pasur në krah Spiro Kserën, lëshoi akuza në drejtim të Vangjel Dules. “Ka bërë pazare me Edi Ramën”, tha ai në thelb, duke folur për të.

Foto-Shënim: Ndoshta Lefteria e mendon Arbenin duke lexuar Gjiknurin

Postuar në 20 Maj, 2013 09:04

Pesë ditë përpara shpërndarjes së Kuvendit, nuk ka asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  Sekretari Zgjedhor në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri thotë në një intervistë për televizionin Top Channel se nuk ka asnjë sinjal nga Partia Demokratike për negociata.

Ujërat shqiptare nuk patrullohen më, radarët janë fikur. Probleme teknike, - thotë kreu i Flotës

Postuar në 20 Maj, 2013 07:11

Aktualisht nuk ka asnjë anije shqiptare në ujërat tona territoriale. Një ndër Radarët më të rëndësishëm, ai i Ishullit të Sazanit, ka rreth tri muaj që është fikur; kontrabanda dhe trafiqet janë aktualisht pa survejim; subjekte të huaja tregtare, shkarkojnë mbeturinat; nuk ka më patrullime sepse nuk ka karburant! Forcat Detare nuk arrijnë të mbajnë personelin e shërbimit 24-orësh dhe atë të anijeve të gatshme as me veshmbathje e ushqim. Pohimet vijnë nga një raportim i së përditshmes DITA në numrin e saj të sotëm në një kryeartikull me titull “Jemi turpi i NATO-s”.

Socialistët “i nderojnë” gjyshin, por Topalli nuk e duron dot këtë “poshtërim”

Postuar në 20 Maj, 2013 06:35

Nuk dihet pse socialistët kanë vendosur që portretin e Gjon Çobës ta ekspozojnë në Konventën e tyre elektorale, por pavarësisht motivimit të tyre do duhej të shihej si një gjest i vullnetit të mirë nga ana e pinjollëve të Çobajve, kësaj familjeje shumë të rëndësishme në historinë e qytetit të Shkodrës. Por Jozefina Topallit, mbesa e Gjon Çobajt, politikanit shqiptar të viteve ’20 të shekullit të kaluar, nuk i ka rënë mirë në stomak ky gjest. Madje, ajo ka reaguar si pas një provokimi shumë fyes.

Meta u përgjigjet “diversioneve”. Dhe garanton: Berisha s’mund të qeverisë më "me ndihmën e të majtës së përçarë"

Postuar në 20 Maj, 2013 04:55

Në një konferencë për shtypin, Meta ka sqaruar frazën e Naços në Berat për ‘Metën kryeministër’, dhe i ka dhënë një përgjigje Berishës, që nga jugu ka shpjeguar në stil diversiv planet e ish-bashkëpunëtorit të vet gjatë katër viteve të ardhshme: Meta do t’i zërë karriken Ramës në krye të së majtës dhe të zërë karriken time në krye të qeverisë.

“Kompjuteri” përgjigjet: Can not install democracy; remove Sali Berisha and try again

Postuar në 20 Maj, 2013 04:38

Në rrjetet sociale të të majtëve ka filluar të qarkullojë një fotomontazh, ku demokracia trajtohet si një program software që duhet të instalohet. Aty janë formuluar dy pohime të natyrës kompjuterike, të cilat, në një formë apo nje tjetër, i janë shfaqur herë pas here secilit prej nesh në desk top. Në njërën foto imitohet përpjekja për të instaluar faqen me titull “Albanian Democracy”, dhe ku “Partia Demokratike e Shqipërisë” asocjohet me procesin “Installing democracy” duke krijuar një ngecje; procesi i instalimit (shih shiritin e gjelbër) nuk ka bërë më shumë se 25% të rrugës.

Mushkolaj: Basha, qytetar nderi i Prishtinës? Është personi i fundit që do ta meritonte këtë gjë

Postuar në 20 Maj, 2013 03:59

Lulzim Basha do bëhet qytetar nderi i qytetit të Prishtinës. Thuhet se ceremonia do të zhvillohet më 11 qershor, por lajmi ka ngacmuar qysh tani shumë kënd. Në Prishtinë ka tërhequr edhe vëmendjen e opinionistit Imer Mushkolaj, që shkruan pqër Gazetën Express. Ky i fundit nuk e ka gëlltitur dot këtë ngjarje.

Blushi i kujton Musa Ulqinit vitin 2003 dhe pagëzimin “kurajoz” që i ka bërë Ramës si socialist

Postuar në 20 Maj, 2013 03:08

Edi Rama ia ka dalë të mbajë të tonifikuar dhe të motivuar në këtë fushatë elektorale Ben Blushin, me të cilin marrëdhënien nuk e ka si me të tjerët. Kuptohet pse. Ben Blushi është një nga socialistët që nuk pranon të rrijë nën hijen e Ramës. Nuk është se i ka bërë kontestime leadershipit të Ramës, as vendimeve që ky i fundit ka marrë, por i njihet nga të gjithë “kompetenca” për t’i bërë karshillëk, gjë që duket dhe te vetë kujdesi i Ramës në sjelljen me të.

Disa gazeta të sotme citojnë Naçon dhe rianimojnë fantazmën e Metës kryeministër

Postuar në 20 Maj, 2013 02:47

Në një tubim në Berat, kandidati i LSI-së për këtë qark ka deklaruar nga foltorja e takimit: “Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta ka qenë kryeministri më i suksesshëm i të majtës. Meta kryeministër do të bëjë më shumë se gjithë të tjerët. Është një lider i provuar këto vite”.

Kjo frazë është amplifikuar nga disa gazeta. Mapo kish dalë me titullin kryesor në faqe të parë, që i kushtohej kësaj ngjarjeje: Rivalitet PS-LSI për kryeministrin. Po kështu, këtë thënie e kish veçuar dhe Panorama në faqe të parë. Të tjerat e citonin Naçon në faqet e brendshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme