Mushkolaj: Basha, qytetar nderi i Prishtinës? Është personi i fundit që do ta meritonte këtë gjë

Lulzim Basha do bëhet qytetar nderi i qytetit të Prishtinës. Thuhet se ceremonia do të zhvillohet më 11 qershor, por lajmi ka ngacmuar qysh tani shumë kënd. Në Prishtinë ka tërhequr edhe vëmendjen e opinionistit Imer Mushkolaj, që shkruan pqër Gazetën Express. Ky i fundit nuk e ka gëlltitur dot këtë ngjarje. Sidomos motivacionin, mbi bazën e të cilit i është dhënë kjo medalje: “Lulzim Basha ka reflektuar përkushtim dhe përkrahje të parreshtur gjatë procesit të pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të Kosovës, sidomos në periudhën e pasluftës, kur ai qëndroi dhe punoi një kohë të gjatë në Kosovë dhe në Prishtinë. Ka qenë dhe është përkrahës i integrimeve europiane të Kosovës dhe i njohjes së saj nga shumë shtete në Europë dhe në botë, ka reflektuar interesim të veçantë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Nga zgjedhja e tij kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë intensifikuar marrëdhëniet me Prishtinën dhe është rritur bashkëpunimi i ndërsjellë.”
Mushkolaj përpiqet të sintetizojë mendimin e tij për Lulzim Bashën: “Kur më 11 qershor Basha do të shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës, kryeqytetit kosovar nuk do t’i shtohet një vlerë, as një qytetar i përgjegjshëm dhe i merituar. Askush nuk ka pse të krenohet me kanakarin e Sali Berishës. Sepse ai nuk e ka merituar me asgjë nderin e prishtinasve.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,890,111987
Re.Pu.
Comments
Sa poshtë po biem si shoqëri
<p>Sa poshtë po biem si shoqëri dhe nuk paska të ndalur dhe se kur do thonë mjaftë më nuk edimë por të lerosësh një fjalë NDERI duke ja edetikuar një njeriu që nuk ka nder,është hajdut,është kriminel, dhe shumë të tjera dhe ti japësh një titull nderi është gjëja më e poshtër që mund ti bëshë një shoqërie dhe vetëm për këtë ofendimë që krye bashkiaku i Prishtinës duhet të japi dorëheqjen të mënjëhershëme(në qoftëse i ka ngelur sa do pak nder)</p>
Add new comment