Arkiv-Lajme
Kryeministri 1 ditë pas Ramës në Vlorë, sulmon përsëri Kokëdhimën
Kryeministri ka qenë sot në Vlorë për fushatë. Ka media që e akuojnë se ai shfaqet për fushatë 1 ditë më pas në çdo qytet ku shkon Rama – të jetë strategji fushate kjo? Edhe në Vlorë, ai ka vazhduar të përdorë si kalë beteje Kokëdhimën, të cilit i ka bërë një “lexim”. Tha Berisha:
Lista e PD në 12 qarqe në optikën e Mero Bazes: “përleshje klanesh, amalgamë të fortësh, socialistësh dhe idiotësh, jabanxhinjsh dhe hajdutësh...”
Në editorialin e sotshëm të gazetësh Tema (publikuar që mbrëmë online) Mero Baze bën një analizë të listës së deputetëve të PD-së, duke u nisur nga lista e paraqitur në Berat (zotërinjtë Genc Pollo, Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi), për ta konsideruar listën si “borderoja e fundit”. Lista, në optikën e Bazes është mjaft interesante.
Pushime në Mal të Zi? Mirësevini në vendin ku shqiptarëve u shkelen të drejtat!
Vetëvendosje ka ngritur problemin e shqiptarëve në Mal të Zi, të cilëve po u shkelen të drejtat politike, të pronës, sociale, ekonomike dhe të arsimit.
Asnjë ballkanas mes 500 njerëzve më të pushtetshëm të globit = 1 / 14 000 000 banorë të Tokës
Foreign Policy ka publikuar para pak ditësh listën e 500 njerëzve më të fuqishëm të globit. Në të janë 9 italianë (Mario Draghi dhe Elkkan, mes tyre) 9 turq (Erdogan, Abdullah Gul e Fetullah Gulen, si dhe Patriarku i Kostandinopojës Bartolomeu I) dhe asnjë shqiptar, kosovar apo serb. Lista është bazuar mbi disa lista të tjera të njerëzve me ndikim në botë, që nga lista e pasaikëve dhe e pushtetit e Forbesit, listat e bankierëve, të NGO-ve, Fondeve të financimit, të politikës së jashtme, etj.
Në konventën e PS, Rama e Meta ngjitur dhe të qeshur – sinjal publikut se koalicioni është solid
“Firmosëm bashkë, ti ik bëj fushatën tënde, unë timen, dhe shihemi tek i njëjti vend me 24 qershor”. Ky skenar i analizuar dhe në disa media, ku PS e LSI pasi firmosën në Shkodër duket se po bëjnë fushata të ndara, është zbehur pas konventës së sotme të PS, ku kreu i PS, Edi Rama është ulur ngjitur kreut të LSI-së Ilir Meta, për herë të parë që pas nënshkrimit të marrëveshjes për aleancë zgjedhore në muajin prill, në Shkodër.
A voton kush për programin e një partie? 18 dështimet e programit të PD më 2009
Gazeta Dita ka publikuar sot 18 pika të programit elektoral tëPD-së në 2009, që janë të tëra të paplotësuara. Me këtë botim, gazeta tenton të rikthejë në fokus atë që nuk e përmend askush, që në fund ët fundit, (do duhej të) zgjedhim për programet e partive.
Programi i PD-së rrëfen të ketë qenë një flluskë elektorale, me shifra që jo vetëm s’janë realizuar, por kanë ardhur dhe në ulje. Investimet ën bujqësi, rritja ekonomike, vendet e punës, kuota 2 dollarë në ditë asistencë për të varfrit, janë luga e drunjtë e gënjeshtrës programore.
Ja 2 pika nga analiza e Ditës:
Karakteri i shqiptarëve? Sipas albanologëve, plot me kontradikta. Të besës e të pabesë, punëtorë e dembelë, tolerantë e gjakatarë... injorantë e të zgjuar.”
Shqiptarët, këta barinj, gjahtarë, cuba... Ky është vetëm një nga 45 përshkrimet e sjella sot tek shtojca Rilindasi tek Shqiptarja.com. Franc Nopça ka mbledhur opinionet e 45 albanologëve, kryesisht të shekullit 19 dhe fillimit të shekullit të 20-të mbi karakterin e shqiptarit. Ka raste ku opinionet janë kundërthënëse: dikush i quan përtacë, e dikush punëtorë, dikush të ndershëm e dikush hileqarë, herë si me besë e herë si të pabesë.
Volfart dhe “optimizmi” i tij i pandreqshëm: "Nuk ka mundësi manipulimi të zgjedhjeve"
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart në një intervistë për "Bugajski Hour" në televizionin "AS" dje se deklaroi se nuk sheh mundësi manipulimi që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. “Duke parë zhvillimin e gjërave, jo” u përgjigj ai dhe më pas e argumentoi këtë pamundësi meqë “Ka pjesëmarrje të komisionerëve të të gjitha kampeve politike në qarqe dhe në qendrat e numërimit, të cilët ushtrojnë kontroll të përbashkët. Kjo është shumë e rëndësishme për të qenë korrekt me numërimin. Numërimi në të kaluarën ka qenë korrekt.
Danimarka fiton festivalin e këngës Eurovizion, gangrena e votimeve "politike" vazhdon
20 vjeçarja daneze Emmelie de Forest (në foto), ka qenë gjatë tërë natës favoritja kryesore për të fituar trofeun muzikor europian me këngën e saj Only Teardrops, dhe e ka fituar atë pas votimeve që zgjatën deri pas mesnate. Ndër 26 këngët pjesëmarrëse Azerbajxhani doli i dyti me 47 pikë pas danezes (281 pikë) ndjekur nga Ukraina dhe Norvegjia e 4-ta, ndërsa Ryan Dolan i Irlandës doli i fundit me vetëm 5 pikë.
Me këtë fitore Danimarka bëhet mikpritëse e festivalit vitin e ardhshëm në edicionin e tij të 59-të. Ky shtet e ka fituar edhe dy herë të tjera, më 1963 dhe 2000.
Ipeshkvitë katolike thirrje besimtarëve të tyre të mos shesin votën, në emër të lirisë
Ipeshkvitë katolike kanë vendosur të bëjnë atë që duket se nuk ka inters ta bëjnë asnjë palë e e përfshirë në zgjedhje, të kërkojë nga besimtarët e vet të... mos shesin votën!! Sipas TCH në një qarkore ipeshkvitë katolike të Shqipërisë me rastin e zgjedhjeve të 23 qershorit u bëhet thirrje besimtarëve që të marrin pjesë në zgjedhje për të shprehur vullnetin e tyre, por të mos lejojnë blerjen e votës, në emër të lirisë.