Lista e PD në 12 qarqe në optikën e Mero Bazes: “përleshje klanesh, amalgamë të fortësh, socialistësh dhe idiotësh, jabanxhinjsh dhe hajdutësh...”

Në editorialin e sotshëm të gazetësh Tema (publikuar që mbrëmë online) Mero Baze bën një analizë të listës së deputetëve të PD-së, duke u nisur nga lista e paraqitur në Berat (zotërinjtë Genc Pollo, Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi), për ta konsideruar listën si “borderoja e fundit”. Lista, në optikën e Bazes është mjaft interesante.
Duke thënë se “Berisha i ka duart e lidhura” Baze komenton për 3 të parët e listës së Beratit: “Ndaj Pollos ka detyrimin që i është kthyer kokulur në parti dhe i ka shërbyer si fasadë. Ndaj UFO-s ka detyrimet e borderosë së vajzës, që zbardh shifrat për të ardhurat e saj, dhe ndaj të tretit ka detyrimin që e ka blerë për budalla në parlament.”
Më pas, Baze i bën një koment listës së PD në 12 qarqet:
“Lista e Shkodrës është një arnim i nevojës për të frenuar Topallin dhe nevojës për t’i hapur rrugën një klani të ri të fëmijëve të tij, në Kukës lista është një rreshtim personal i Flamurit kundër rivalëve të vet në parti, deputetit Hoxha, kryetarit të Bashkisë dhe disa kryetarëve të tjerë të komunave, në Dibër një përleshje klanesh, që nuk respekton asnjë strukturë partie në Mat dhe Peshkopi, në Lezhë një amalgamë të fortësh, socialistësh dhe idiotësh, në Tiranë një listë e Familjes Berisha, në Durrës një rezistencë e klaneve të korruptuara të portit dhe doganave, në Fier një listë jabanxhinjsh dhe hajdutësh që shpresojnë të blejnë vota me naftë, në Vlorë një listë e pafajshme humbësish, dhe në Gjirokastër dy njerëz, Ruli dhe Ksera, që nuk kanë shqetësimin më të vogël për PD-në.”
k.c.
i plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/05/18/lista-e-pd-se-si-borderoja-e-fundit/
Comments
"Ne Lezhe nje amalgame te
<p>"Ne Lezhe nje amalgame te fortesh,socialistesh dhe idiotesh".Mos e ka per PS-ne e gardistave,lacjaneve dhe Nokajve kete Meroja se PD-ja ka patur historikisht njerez me me kulture ne liste ne Lezhe.</p>
po rri o Buqe, vetem nje
<p>po rri o Buqe, vetem nje analist qe mendon kemi , Mereon, te tjeret merre me leng , bejne hartime adoleshentesh</p>
Add new comment