Pushime në Mal të Zi? Mirësevini në vendin ku shqiptarëve u shkelen të drejtat!

Vetëvendosje ka ngritur problemin e shqiptarëve në Mal të Zi, të cilëve po u shkelen të drejtat politike, të pronës, sociale, ekonomike dhe të arsimit. Shkelja e këtyre të drejtave fillon nga shkollimi (nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u ndalohet që të përdorin librat nga Tirana ose Prishtina); ndalimi i simboleve kombëtare në komunat ku janë shumicë; e drejta e shqiptarëve të diasporës nga Mali i Zi për të votuar; punësim në administratën publike (Momentalisht, shqiptarë të punësua në administratën publike janë më pak se 1%); tjetërsimi i pronave kolektive të shqiptarëve; mosnjohja e statusit të komunës (Malësia e Madhe ende nuk e gëzon statusin e Komunës); etj.
I takon Qeverivë në Prishtinë e Tiranë të monitorojnë e faktojnë për BE dhe organizmat ndërkombëtarë gjendja e rëndë e shqiptarëve në Mal të Zi, në mënyrë që institucionet e këtij shteti të kushtëzohen qoftë në forumet rajonale e në ato të Bashkimit Evropian për sa kohë nuk përmbushen të drejtat legjitime të shqiptarëve.
k.c.
Deklarata e plotë:
https://www.facebook.com/note.php?note_id=10151465309935888
Comments
Vetem pushka i bashkon
<p>Vetem pushka i bashkon shqipetaret....</p>
Add new comment