Arkiv-Lajme

Mbërrijnë muxhahedinët

Postuar në 16 Maj, 2013 11:27

Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, nga 210 që ka pranuar të strehojë qeveria shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i OKB-së Martin Kobler, sipas të cilit muxhahedinët që strehoeshin në Irak kanë mbërritur në Tiranë të mërkurën në mbrëmje. Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë strehim për 210 muxhahedinë dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK.

Unë jam shëmbëllim i deziluzionit të madh – thotë Myslym Pashai dhe tregon çfarë i ka ndodhur në Fier

Postuar në 16 Maj, 2013 10:11

Më ka ndodhur një ngjarje e rëndë kur ngrija strukturat e AK në Qarkun e Fierit.

Shënim: Sa pikë përqindje i duhen Koalicionit të Djathtë, për të shtuar nga një mandat në çdo qark

Postuar në 16 Maj, 2013 08:21

Tabela shoqëruese e këtij shënimi flet vetë – ajo tregon se sa pikë përqindje i duhen Koalicionit që vetëquhet i Djathtë për të shtuar me siguri matematike nga një mandat në çdo qark, PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PS-SË, LSI-SË, FRD-SË, AK-SË, PARTIVE TË TJERA DHE KANDIDATËVE TË PAVARUR. Termi "shtesë neto e votave" nënkupton që, në qoftë se Koalicioni i Djathtë shton 1500 vota në një qark, në krahasim me 2009-ën, dhe Koalicioni i Majtë shton vetëm 1000, atëherë shtesa neto e votave është 500.

Nënshtrimi, një tipar që tok me mercenarizmin, e bartim prej qindra vjetësh?

Postuar në 16 Maj, 2013 08:04

Dje u publikua një email mobilizues që u ish dërguar drejtorëve të shkollave të Fierit, me anë të të cilit u kërkohej këtyre të fundit të ngrinin në këmbë mësuesit e tyre, të dilnin për të pritur Berishën. Sot portalet online të gazetave Tema e Dita kanë botuar disa SMS ku një përfaqësues i stafit të kandidatit për Tiranën, Gazmir Dibra, me emrin Almir Gurakuqi kërkon t’i dorëzohen kartat e identitetit “Tuajat dhe të familjarëve” – shkruan.  

Ben Andoni analizon PD-në në opozitë, me dhe pa Berishën

Postuar në 16 Maj, 2013 06:48

Çfarë do të ndodhë në PD, nëse ajo del e humbur nga zgjedhjet e 23 qershorit? Ben Andoni e ka një ide, dhe e thotë për gazetën Dita: “Berisha di ta projektojë gjithnjë fajin e tij tek të tjerët, më së shumti tek ata që janë të pambrojtur në PD. Apriori duket qartë se ai e ka të gjithë strukturën e partisë së tij në dorë, duke i kthyer njerëzit e partisë së tij, në pozitat e Byrosë politike në fund të jetës së Enver Hoxhës.

Shpëtim Gjika bën deklaratë kundër Malajt; dhe i bën kronologjinë e karrierës me votat e vlonjatëve

Postuar në 16 Maj, 2013 06:12

Në PS nuk e kanë gëlltitur dot gjestin e Arben Malajt. I fundit që e demonstron këtë është kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika që ka bërë sot një deklaratë kundër Arben Malajt. Deklarata është e gjatë, në stil emfatik dhe me qëndrime të qarta e të forta. “Jemi KUNDËR (kundër është e shkruar me gërma kapitale nga vetë Gjika) veprimit politik të z. Arben Malaj për të kandiduar si kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet politike që do të mbahen në 23 qershor”, thotë ai në krye të herës.

Forumi Civil: Me këtë KQZ nuk mund të shkohet në zgjedhje; kanë për të qenë zgjedhjet më të kontestuara

Postuar në 16 Maj, 2013 05:32

Forumi Civil i drejtuar nga Alfred Moisiu ka organizuar në diskutim publik dje, dhe tema ka qenë “zgjedhjet dhe KQZ-ja”. Secili prej folësve u ka rënë borive të alarmit. Ne po publikojmë thelbin e diskutimeve që u bënë aty:

Alfred Moisiu: “Gjatë gjithë historisë zgjedhore shqiptare, organi që administron zgjedhjet, KQZ-ja, ka qenë gjithmonë mollë sherri për partitë politike. Dhe një përgjegjësi të madhe për politizimin e këtij institucioni ka dhe OSBE.”

Panorama thotë se "Rama e Blushi janë të ftohtë me sho-shoqin". Por Tema ka pretendimin e kundërt

Postuar në 16 Maj, 2013 04:52

Në të përditshmen Panorama, në faqen 2 dhe 3, është një reportazh me titullin “Udhëtim me autobuzin e Rilindjes”, dhe merret me mend se gazetari ka qenë ‘embedded’ në autobuzin e Ramës, që këtë herë ka bërë rrugën Tiranë-Elbasan. Gazetarët janë të ndjellë nga ideja e autobuzit. Dje ishte një reportazh në gazetën me profil opozitar shqiptarja.com, i shkruar nga Edmond Arizaj, dhe sot ishte një reportazh në gazetën që nuk është dalluar për dashamirësi ndaj opozitës. Me sa duket, gjetja e autobuzit ka funksionuar në pikëpamje gazetareske.

Cili është "zyrtari i lartë" i përgjuar që u shmang nga dosja hetimore për "lejet në burgje"?

Postuar në 16 Maj, 2013 04:37

Një zyrtar i lartë i administratës së burgjeve në Tiranë, i cili urdhëroi lirimin e përkohshëm të një të dënuari për vrasje, mund të jetë shmangur nga hetimi që solli arrestimin e vartësit të tij, Valentin Miri, drejtor i burgut të Shënkollit. Më herët për këtë çështje u arrestua drejtori i IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Lezhë, Valentin Miri. Ai u ndalua nga policia në aeroportin e Rinasit, ndërsa tentonte të linte Shqipërinë. Në shtëpinë e tij u sekuestruan një sasi ende e panjohur parash dhe armë pa leje.

Topi për Topallin: Është e padenjë të përfaqësojë një qytet si Shkodra

Postuar në 16 Maj, 2013 03:21

Kreu i FRD-së, Bamir Topi është intervistuar në një program të televizionit A1 Report, në programin ‘Airport’ të drejtuar nga Anila Basha, dhe mes të tjerash ka dhënë një konsideratë të tijën dhe për Jozefina Topallin, me të cilën – të paktën, sipas medias – ka pasur një marrëdhënie të vështirë qysh në krye të herës, dhe kjo për shkak të një rivaliteti mes të dyve brenda PD-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme